By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
AUV largon nga tregu dy linja të qumshtit për fëmijë ‘Aptamil’
January 30, 2026
Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare
January 30, 2026
Gjykata Komerciale rrëzon aktgjykimin për NPB-në, lënda kthehet në rigjykim
January 30, 2026
Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit për dhunimin e një të miture
January 30, 2026
Kurti uron ekipin e “Shame and Money” pas suksesit në Sundance
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nuk mund të hesht, edhe kur dhimbja më vjen nga të dyja anët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Nuk mund të hesht, edhe kur dhimbja më vjen nga të dyja anët
Opinion

Nuk mund të hesht, edhe kur dhimbja më vjen nga të dyja anët

Kosova Times
Last updated: 2025/07/02 at 12:41 PM
Kosova Times Published July 2, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Rasim SMAJLAJ

Në jetën time kam zgjedhur gjithmonë rrugët e vështira – ato që nuk premtojnë rezultate të menjëhershme, por që ndërtojnë diçka të qëndrueshme. Më pëlqejnë projektet afatgjata, jo rrugë të shkurtra, jo zgjidhje për sot e probleme për nesër. Kam besuar dhe besoj ende se Zoti nuk ta humb mundin kur ecën drejt dhe nuk u ikën përballjeve.

Por ndonjëherë, përballja është më e rëndë se çdo sfidë profesionale. Sepse nuk bëhet fjalë për ide, por për jetë. Për një vajzë të re – Liridona Ademin – e cila u vra brutalisht, padrejtësisht, pabesisht. Vrasja e saj është një krim që ka tronditur gjithë opinionin publik, por për mua është një plagë e dyfishtë.

Tre prej të dyshuarve jan nga fshati i dajëve të mi. Madje njëri ka lidhje gjaku me nënën time. Dhe këtë fakt nuk mund ta fshij. Por nuk mund as ta përdor si justifikim për të heshtur. Sepse krimi nuk ka as fshat, as mbiemër, as mbrojtje morale kur është krim.

Kam ndier tronditje si njeri, si qytetar, si prind, si shqiptar – dhe nuk mund të qëndroj indiferent vetëm pse një emër më lidhet larg me historinë e gjakut. E ndjej për detyrë të them qartë:

Krimi është krim. Vrasësit e Liridona Ademit duhet të përballen me drejtësinë. Pa kompromis. Pa ndikime. Pa kalkulime.

Nëse ne, që kemi lidhje, sado të largëta, me kësi rastesh, nuk ngrisim zërin, kush do ta bëjë? Nëse heshtim për të “mos prishur gjakun”, atëherë kemi pranuar që gjaku të bëhet pis, jo nder.

Të mos i japim më hije faji viktimave, dhe hije faljeje kriminelëve.

Liridona nuk u vra nga fati – ajo u vra nga një mendësi e sëmurë që e sheh gruan si pronë, si nën-njeri, si objekt të disponueshëm. Derisa kjo mendësi të mos turpërohet publikisht, dhe të mos ndëshkohet ligjërisht, asgjë nuk do të ndryshojë.

E pranoj, ky shkrim më rëndon. Por më rëndon më shumë të mos e bëja. Sepse drejtësia nuk kërkon leje nga fisi. Ajo kërkon zë. Zërin e të gjithëve ne.

Thirrje për drejtësi

I bëj thirrje Prokurorisë së Shtetit, Policisë, Gjykatave dhe çdo institucioni të drejtësisë që ta trajtojë këtë rast me gjithë peshën që meriton. Jo si një dosje e zakonshme. Jo si një rast rutinor. Por si një test i ndërgjegjes sonë si shtet dhe si shoqëri.

Mos lejoni që një krim i tillë të përfundojë me dënime minimale, me zbërthime të lehta apo me arsyetime fiktive. Drejtësia për Liridonën është drejtësi për të gjitha gratë e këtij vendi që jetojnë me frikë, heshtje apo nën kërcënim.

Ky vend nuk ka nevojë për më shumë heshtje. Ka nevojë për qëndrim.

You Might Also Like

Makthi Strategjik i Evropës: I bllokuar midis Trumpit, Putinit dhe luftës që nuk mund ta përfundojë

Ja deri ku është i gatshëm të shkojë monstrumi Aleksandër Vuçiq për t’a luajtur lojën dhe mbetur në pushtet

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

TAGGED: #Rasim Smajlaj
Kosova Times July 2, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trupat ukrainase “së shpejti” do të trajnohen në Britani

Kosova Times Kosova Times January 21, 2023
Parada ushtarake në Sheshin e Kuq , lufta në Ukrainë dhe Serbia
Rusia nisi një sulm masiv me raketa në Ukrainë. Shtëpitë janë dëmtuar në Nikolaev, një pjesë e Kievit ka mbetur pa energji elektrike
Shefi i OKB-së ngre alarmin: Sudani përballet me “katastrofë humanitare”
Moldavia: Ka kampe stërvitore ruse në BiH. Dodik: Këto janë gënjeshtra kundër RS-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?