By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
January 28, 2026
January 28, 2026
Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve
January 28, 2026
Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Krasniqi: Sot do t’i drejtohemi Kushtetueses, 3 seancat e fundit me shkelje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Krasniqi: Sot do t’i drejtohemi Kushtetueses, 3 seancat e fundit me shkelje
Lajme

Krasniqi: Sot do t’i drejtohemi Kushtetueses, 3 seancat e fundit me shkelje

Kosova Times
Last updated: 2025/07/03 at 2:58 PM
Kosova Times Published July 3, 2025
Share
SHARE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas dështimit të 41-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se do t’i drejtohen sot Gjykatës Kushtetuese për, siç tha, shkeljet e qëllimshme të Lëvizjes Vetëvendosje në tri seancat e fundit konstituive.

 

“Sot Partia Demokratike e Kosovës do të dorëzojë te Gjykata Kushtetuese një rast të ri, për të cilën shpresojmë se do ta trajtojë me urgjencën e nevojshme meqenëse i kemi vetëm edhe 23 ditë deri në përmbylljen e afatit për konstituimin e Kuvendit”, ka thënë ai.

Ai akuzoi LVV-në e ka uzurpuar dhe i ka marrë peng institucionet e vendit.

“Tri vazhdimet e fundit të seancës konstituive kanë qenë shkelje e qëllimshme dhe me vetëdije nga ana e kryesuesit të seancës, me instruksione të partisë së tij. S’mund të qëndrojmë duarkryq”, ka thënë Krasniqi.

Për herë të 41-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në votimin për Komisionin për votim të fshehtë nga deputetët 99 sa ishin në sallë, 54 votuan për, kundër dhe abstenim nuk pati.

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka obliguar Kuvendin e ri që të konstituohet brenda 30 ditëve nga mbledhja e tij e parë. Megjithatë, që nga publikimi i këtij vendimi më 26 qershor, partitë nuk kanë arritur marrëveshje për zgjidhjen e situatës.

Kryetari i PDK-së në prononcimin para mediave ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili dje në një intervistë ka thënë se zyrtarët e PDK-së vizitojnë ish-ushtarët e UÇK-së që janë në paraburgim në Hagë, për instruksione politike.

“Është e dhimbshme që ai po vazhdon me këtë deklaratë të jetë argat i Prokurorisë sepse deklaratat e tilla janë të cilat e dëmtojnë drejtpërdrejtë pozicionin e tyre”, ka thënë ai.

“Kompleksi i Kurtit në raport me UÇK është diçka që e ka definuar gjatë gjithë jetës së tij. Përndryshe si mund ta arsyetoni që kurrë s’ka shkuar t’i vizitojë në Hagë, as Rexhep Selimin madje. Si mund ta arsyetoni ndryshe që Kurti bashkë me Albulena Haxhiun ia ka zvogëluar edhe fondet e mbrojtjes”, ka shtuar Krasniqi.

You Might Also Like

January 28, 2026

Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve

Tragjedia në Gadime, nga familja dhe shkolla flasin për ngjarjen

Basha: Vendimi i Kushtetueses për Rashiqin, në kundërshtim me Kushtetutën

Aksion në Mitrovicën Veriore, sekuestrohen armë, municion dhe mjete ilegale

Kosova Times July 3, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti rikujton themelimin dhe aksionin e parë simbolik të LVV-së

Kosova Times Kosova Times June 12, 2025
Osmani e ftuar nga Macron në ceremoninë e rihapjes së Notre Dames
Kurti: Jemi të interesuar ta zgjerojmë bashkëpunimin me SHBA-në
Rumania, Irlanda dhe Moldavia e njohin Holodomorin si gjenocid
PDK dorëzon ankesën në PZAP për zgjedhjet në Mitrovicë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?