By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për të shtunën, 31 janar
January 31, 2026
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik
January 30, 2026
Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët
January 30, 2026
AUV largon nga tregu dy linja të qumshtit për fëmijë ‘Aptamil’
January 30, 2026
Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mjekët holandezë bashkëpunim me QKUK-në për trajtimin e fëmijëve me kancer
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Mjekët holandezë bashkëpunim me QKUK-në për trajtimin e fëmijëve me kancer
Shëndetësi

Mjekët holandezë bashkëpunim me QKUK-në për trajtimin e fëmijëve me kancer

Kosova Times
Last updated: 2025/07/03 at 3:20 PM
Kosova Times Published July 3, 2025
Share
SHARE

Një ekip i mjekëve nga Holanda, i udhëhequr nga onkologu pediatrik Rob Pieters, drejtor i PMC International, ka qëndruar në Kosovë për të forcuar bashkëpunimin mes Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe “Princess Máxima” në Holandë.

 

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, është nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi që parashikon trajtimin e përbashkët të fëmijëve me kancer. Pjesë e marrëveshjes është mundësia që disa pacientë të udhëtojnë në Holandë për trajtime të specializuara dhe më pas të rikthehen në Kosovë për të vazhduar mjekimin.

Rob Pieters në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK theksoi se qëllimi i këtij misioni është jo vetëm trajtimi i kancerit në Holandë, por edhe ndihma dhe përmirësimi i qendrave të trajtimit në vendet e tjera të Evropës, për të lehtësuar jetën e fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje.

“Fondacioni Care for Kosovo ka qenë aktiv për një kohë të gjatë duke ofruar hemoterapi dhe ilaçe për trajtimin e fëmijëve me kancer në Kosovë. Qendra jonë ka kontribuar për vite me radhë duke dërguar mjekë për trajnime dhe tani kemi vendosur të intensifikojmë bashkëpunimin”, tha ai.

“Marrëveshja parashikon gjithashtu edukimin e mjekëve dhe infermierëve në Kosovë për diagnostikim dhe trajtim më të mirë, si dhe mundësinë e dërgimit të pacientëve për trajtime të avancuara në Holandë, në rast se këto nuk mund të ofrohen në QKUK”, shtoi ai.

Ky bashkëpunim sipas Pieters do të vazhdojë derisa QKUK të arrijë nivelin e Qendrës Princess Maxima. Ai shprehu shpresën që në të ardhmen trajtimi i fëmijëve me kancer në Kosovë të jetë plotësisht i pavarur.

Ai theksoi se kjo marrëveshje është në dobi të pacientëve, mjekëve dhe sistemit shëndetësor në Kosovë, duke ofruar trajtim cilësor dhe duke reduktuar shpenzimet e panevojshme.

You Might Also Like

Shpëtohet një 37-vjeçare, pati gjakderdhje nga shtatzënia jashtë mitre

Ajo jetoi 117 vjeç, por nuk hëngri kurrë fruta dhe perime: Për 100 vjet hëngri vetëm një ushqim

IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje

Ekspertët analizojnë mishin në qebapë, rezultatet tronditin publikun

Zemra ju rrih fort pas kafesë? Kardiologët shpjegojnë kur është një reagim normal dhe kur është një paralajmërim serioz

Kosova Times July 3, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kontrolle nga distanca te mjeku i familjes

Kosova Times Kosova Times November 19, 2022
Arrestohet edhe i dyshuari i tretë për fajde në Gjilan
Memli Krasniqi uron Thaçin për ditëlindje
Kurti mori pjesë në Darkën Tradicionale të Krishtlindje
Kujdes! Mashtrime në emër të NEPTUN në rrjetet sociale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?