By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rënia e numrit të nxënësve dhe studentëve, pasojë e trendëve demografikë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rënia e numrit të nxënësve dhe studentëve, pasojë e trendëve demografikë
Lajme

Rënia e numrit të nxënësve dhe studentëve, pasojë e trendëve demografikë

Kosova Times
Last updated: 2025/07/03 at 8:15 PM
Kosova Times Published July 3, 2025
Share
SHARE

Regjistrimi i fëmijëve në çerdhe ka shënuar rritje krahasuar me vitet e kaluara, por jo edhe I nxënësve dhe studentëve në shkolla e fakultete. Përkundrazi, ato kanë shënuar rënie. Ndërkaq, ekspertët e arsimit e shohin këtë si shqetësim dhe apelojnë që të forcohet sistemi arsimor në Kosovë.

 

Në Kosovë po bie numri i përgjithshëm i nxënësve dhe studentëve. Të dhënat më të fundit nga Agjencia e Statistikave, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, për vitin shkollor 2024/2025, tregojnë një trend në rënie në të gjitha nivelet e arsimit publik. Por nga ana tjetër, ka një rritje të lehtë të interesimit për institucionet private.

Në çerdhe dhe institucione parashkollore janë regjistruar gjithsej 34 mijë e 38 fëmijë, që përfaqëson një rritje prej mbi 1.200 krahasuar me vitin e kaluar.

Por struktura po ndryshon: 31.4% e fëmijëve janë të regjistruar në sektorin privat, krahasuar me 26.6% një vit më parë.

Në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët janë regjistruar 208 mijë e 515 nxënës, nga të cilët 95.5% ndjekin shkollat publike dhe 4.5% ato private. Por edhe këtu ka rënie, në vitin e kaluar, numri total ishte mbi 215 mijë.

Edhe në arsimin e mesëm të lartë shifrat janë më të ulëta: 63 mijë e 551 nxënës, me 91.8% në sektorin publik dhe 8.2% në atë privat ? një ndryshim i lehtë në favor të institucioneve jopublike.

Ndërkaq, numri i studentëve është 64 mijë e 817, me një ulje prej më shumë se 5 mijë krahasuar me vitin e kaluar. 56.5% janë në universitete publike dhe 43.5% në kolegje private, raporton RTKlive.

Rënia e numrit të nxënësve dhe studentëve, sipas ekspertëve, është pasojë direkte e trendëve demografikë.

“Në 10 vitet e fundit kemi rënie të vazhdueshme në arsimin parauniversitar, dhe tani kjo po ndodh edhe në universitete. Kjo është reflektim i uljes së natalitetit, por edhe i mungesës së politikave efikase arsimore. Nëse nuk veprohet urgjentisht, kjo rënie do të vazhdojë”, tha Xhevat Rexhaj, ekspert i arsimit.

Për ekspertin Rinor Qehaja, nga Instituti EdGuard rënia e interesimit për universitetet nuk duhet parë vetëm si problem.

“Ndoshta nuk është alarmuese që të rinjtë nuk po regjistrohen në universitet. Shumë prej tyre po hyjnë në tregun e punës pas shkollave profesionale ose po ndjekin trajnimet e nivelit të pestë. Kjo është më në përputhje me nevojat reale të tregut”, tha Qehaja.

Sipas tij, arsimi privat po tërheq gjithnjë e më shumë studentë për shkak të ofertave fleksibile, programeve moderne dhe vëmendjes ndaj nevojave të studentëve.

“Universitetet publike duhet të rikthejnë besimin e studentëve, të përditësojnë programet dhe të afrohen më shumë me realitetin e tregut të punës”, shtoi ai.

Ekspertët thonë se nëse Kosova dëshiron ta ndërtojë një sistem arsimor të qëndrueshëm dhe konkurrues, duhen reforma të thella dhe vendime të guximshme, përfshirë një rikonceptim të arsimit publik dhe një përqendrim serioz në edukimin e hershëm.

You Might Also Like

Maqedonci ngushëllon SHBA-në pas sulmit terrorist në Siri

Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne

Sulmi terrorist, Begaj: Shqipëria në solidaritet të plotë me Australinë

Presidentja Osmani nderohet me ‘Çmimin Boniafcio VIII’

Kosova Times July 3, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sveçla për djalin e Vuçiqit: Atij i është marrë bluza, presidenti serb qenka gënjeshtar kronik

Kosova Times Kosova Times June 29, 2023
Në rajonin e Donetskut, 10 persona u plagosën gjatë granatimeve nga raketat S-300
Tahiri: Përpjekja e Kurtit për të hetuar krimet deri në fund të 2000-tës i shkon përshtat kryerësve të gjenocidit
Sesko, objektiv i gjigantit italian
Gareka debuton kundër Shqipërisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?