Përmes kësaj proteste organizatat e shoqërisë civile po kërkojnë konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, e cila do t’i hapte rrugë edhe krijimit të qeverisë së re.

Përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile kanë premtuar që sa herë që të mblidhet Kuvendi, do të vazhdojnë të shprehin me protestë pakënaqësinë e tyre për mos konstituimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Sot në orën 11:00 është paraparë të vazhdojë seanca konstituive për herë të 41-të. Gjykata Kushtetuese më 26 qershor bëri publik aktgjykimin sipas të cilit legjislatura e nëntë e kuvendit duhet të konstituohet brenda 30 ditëve.