Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster.

Sipas njoftimit nga Kryeministria, ata biseduan mbi marrëdhëniet e fuqishme mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me theks në siguri, mbrojtje dhe infrastrukturë.

“Zëvendëskryeministri Bislimi i njoftoi deputetët britanikë mbi zhvillimin ekonomik të vendit përgjatë mandatit qeveritar përfshirë edhe avancimin e sektorit të IT dhe sukseseve të sipërmarrësve të rinj, gjersa Kosova shënon rritjen mesatare më të madhe ekonomike në rajon në vitet e fundit”, theksohet në njoftim.

Tutje thuhet se Bislimi i falënderoi deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster për kontributin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm ndër vite për Republikën e Kosovës.