Biseda e planifikuar për sot në mes të presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka përfunduar. Një burim e përshkruan atë si “të mirë”.
Shefi i Shtabit të Ukrainës, Andriy Yermak, gjithashtu e konfirmon bisedën, raporton Axios.
“Një bisedë e rëndësishme midis presidentëve ka ndodhur”, tha ai.
Trump dhe Zelensky do të flasin në telefon
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe presidenti amerikan Donald Trump ka të ngjarë të flasin në telefon këtë pasdite.
“Po përgatitet për këtë pasdite, por gjithçka do të finalizohet në minutën e fundit”, i tha agjencisë së lajmeve një zyrtar anonim ukrainas, raporton AFP.
Njoftimi vjen një ditë pasi Trump foli në telefon me presidentin rus Vladimir Putin. Biseda ishte e pafrytshme, sipas Trump.
“Jam shumë i zhgënjyer nga biseda me presidentin Putin”, tha Trump të enjten vonë.
Një temë e mundshme e bisedës midis Trump dhe Zelensky është embargoja e armëve e shpallur së fundmi nga SHBA-të ndaj Ukrainës. Sipas Trump-it, SHBA-të i kanë dhënë Ukrainës “shumë armë”.
“Duhet të sigurohemi që kemi mjaftueshëm për veten tonë”, tha ai të enjten.