Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj pesë zyrtarëve policorë në rastin e vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi.
Zyrtarët janë të dyshuar për përfshirje në veprime që bien ndesh me ligjin, ndërsa vendimi për paraburgim është marrë në bazë të vlerësimit të rrezikut të mundshëm për ndikim në procedurën penale apo pengim të hetimeve.