Në ceremoninë e shpërndarjes morën pjesë edhe kryetari i komunës, Alban Hyseni, dhe drejtori i Bujqësisë, Bajram Isufi.

“Herën e parë kemi shpërndarë 300 koshere pa bletë. Këtë vit janë 150, por të gjitha të mbushura me bletë. Më pak në numër, por shumë më me vlerë – një mbështetje konkrete për bletarët tanë,” tha kryetari Hyseni.

Drejtori i Bujqësisë, Bajram Isufi, theksoi se kjo përkrahje do të vazhdojë edhe në vitet në vijim, për të ndihmuar zhvillimin profesional dhe ekonomik të bletarëve të rinj në rajon.

“Ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të sektorit të bletarisë dhe bujqësisë së qëndrueshme, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e të ardhurave për familjet fermere,” shtoi Isufi.

Ky program është pjesë e strategjisë së Komunës së Gjilanit për të forcuar sektorin e bujqësisë dhe për të nxitur vetëpunësimin në zonat rurale.