Një person është arrestuar në Graçanicë pasi dyshohet se për dy vjet ushtroi dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas me të cilën bashkëjetonte.

 

Policia ka theksuar se i dyshuari ia kishte marrë viktimës dokumentet, telefonin dhe raportet mjekësore. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se me datën e cekur i dyshuari mashkull kosovar, për rreth dy vite, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës me të cilin ka bashkëjetuar dhe po ashtu i kishte marrë edhe çantën në cilën kishte dokumente personale, telefonin dhe raporte mjekësore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.