Shqipëria sot do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave kryesisht në relievet malore nga orët e mesditës.
Era do të fryj me drejtim jugperëndim–veriperëndim me shpejtësi mesatare 8-10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 12-16 m/s. Deti do të jetë i valëzimit 3-4 ballë.