Një grabitje është raportuar në fshatin Dobratin në Graçanicë në një firmë private.
Roja në firmë ka thënë në Polici se dy persona të maskuar dhe të armatosur e kanë lidhur dhe ia kanë marrë kuletën me para. Po ashtu, ka thënë se kanë grabitur edhe para të tjera nga firma. Të dyshuarit kanë ikur dhe Policia nuk ka arritur t’i identifikojë ende.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se derisa ishte në vendin e punës (roje në një firmë private) aty kanë hyrë dy të dyshuar të panjohur, të maskuar, njëri me pistoletë në dorë e kanë lidhur viktimën me një rripë lëkure dhe nga ai kanë marrë kuletën në të cilën kishte dokumente personale dhe rreth 200 € para të gatshme. Po ashtu të dyshuarit, pasi kanë hapur me forcë një dhomë tjetër kanë marrë nga dollapi rreth 2500€ para të gatshme dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.