By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump kërcënon me padi prej një miliard dollarësh
November 12, 2025
Xi dhe Mbreti Spanjoll Felipe forcojnë lidhjet, Madridi dëshiron investime kineze
November 12, 2025
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
November 12, 2025
Eskalon debati në Pressing, Kraki e Olluri çohen në këmbë, ndërpritet debati: Mshele gojën, me mu nuk ta qet (Video)
November 12, 2025
Horoskopi ditor për 12 nëntor 2025
November 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të largohen posterët e politikanëve!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Të largohen posterët e politikanëve!
Opinion

Të largohen posterët e politikanëve!

Kosova Times
Last updated: 2025/07/10 at 5:25 PM
Kosova Times Published July 10, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Edhe pse kanë kaluar pesë muaj nga zgjedhjet e fundit parlamentare, në qytetet e Kosovës ende janë prezentë posterët e politikanëve, të atyre që i morën votat dhe u futen në Kuvend, por edhe të atyre që nuk arritën t’i shijojnë privilegjet e një legjislature të pakonstituuar!

Ngufatje e hapësirave publike me figura të urryera nga qytetarët

Jam në përfundim të muajit të dytë të pushimeve në vendlindje. Nga do që po shkoj po kënaqem dhe po zhgënjehem njëkohësisht. Kënaqësinë ma dhurojnë sjelljet e njerëzve të mirë dhe atdhetarë, kurse “zhgënjimi” më vjen nga posterët e mbetur të politikanëve në vendet publike të qyteteve tona, prezenca e të cilëve është një hyrje, kudo në brendi dhe në dalje të qyteteve tona!

Prezenca e posterëve të figurave politike, e atyre që edhe pesë muaj pas zgjedhjeve nuk po arrijnë ta konstituojnë organin ligjvënës, përveçse irrituese për syrin e qytetarëve, paraqet torturë psikike për rreth 900 mijë votues kosovarë, të cilët, në radhë të parë kanë votuar për mirëqenien e tyre dhe perspektivën zhvillimore të vendit, por jo për privilegjet e një grupi të vogël politikanësh që e kanë zënë peng Kuvendin e Kosovës për kalkulime personale!

Kjo klasë e papërgjegjshme e politikanëve, tashmë deputet në Kuvendin e Kosovës, që përveç pagave të majme mujore, i përfitojnë edhe mëditjet po ashtu të majme (të barasvlershme me pagën minimale në vend) për 2-3 minuta të qëndrimit pasiv në ulëset e tempullit të demokracisë!

Zhvendosja nga politika drejt perspektivës zhvillimore

Tema e sotme nuk janë dëmet që po i shkaktojnë buxhetit të shtetit deputetët e një legjislature të pakonstituar, por prezenca e tyre vizuale në hapësirat publike të qyteteve tona.

Secili qytetarë apo edhe mërgimtarë që i vëren posterët e deputetëve bllokues të institucioneve shtetërore në vendet publike të qyteteve tona nuk mund ta ndjejë veten mirë!

Ka edhe të atillë që ndjejnë edhe simpati për disa nga figurat e parlamentit të pakonstituuar, por shumica prej tyre ofshajnë dhe mallkojnë deri në ‘kupë të qiellit’, duke u betuar para fotove të tyre: “Më nuk do t’ju votojmë”!

Në të gjitha vendet demokratike, por edhe të rajonit është e rregulluar me ligj ‘koha e vendosjes dhe e heqjes së posterëve të kandidatëve për deputet’, përveç në Kosovën e paradokseve të mëdha, ku nuk funksionon Ligji dhe as Kanuni (ligjet zakonore)!

Në fakt, janë të fortët e politikës që e bëjnë ligjin në këtë vend. Ashtu siç e kanë bllokuar konstituivin e Kuvendit, e kanë ngufatur funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe të jetës institucionale në Kosovë.

Logjika e të menduarit pozitiv e shtron nevojën e largimit e të gjithë posterëve nga zgjedhjet e kaluara, për t’ua liruar frymëmarrjen qytetarëve të zhgënjyer në këta deputet, të cilët vetëm për pesë muaj u bën sinonim i së keqes, bllokues të Kuvendit dhe zhvatës të buxhetit të shtetit pa e bërë asnjë punë të mirë për vendin dhe qytetarët.

Në vend të posterëve të politikanëve, të vendosen poster të produkteve vendore, poster të vendeve turistike dhe arkeologjike, poster të florës dhe faunës, pse jo edhe të figurave të shkencës dhe kulturës që na bëjnë krenar që jemi shqiptarë.

You Might Also Like

Koha për bashkim kombëtar!

Ka një ritëm të çuditshëm në politikën shqiptare, sa herë një grua ngjit një shkallë vendimarrjeje!

Peja dhe Gjakova model për elektoratin e mençur që duhet ta ketë Kosova

Parlament me dy dhoma?

Zgjedhjet lokale diagnozë e saktë e fuqisë së partive politike për zgjedhjet e reja parlamentare

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times July 10, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vdes 34 vjeçari nga Malisheva, e zuri rryma derisa ishte duke punuar në Prizren

Kosova Times Kosova Times October 13, 2024
Shtypi gjerman: Radoiçiq është një lakmus për Vuçiqin
Kryeziu: Ministri Murati dhe LVV po justifikojnë keqqeverisjen me krahasime të shtrembëruara
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Mejdi Asllani – “Plaku i maleve”
BBC Zbulon: Gjurmët e parave të Roman Abramovich me “kuletat” e Vladimir Putin janë hakuar?!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?