I dyshuari, B.K., 25 vjeç, u ndalua nga policia ndërsa po drejtonte një veturë të tipit Volkswagen Golf me targa vendore, edhe pse ndaj tij kishte hyrë në fuqi masa e ndalimit të drejtimit të mjetit nga 17.04.2025 deri më 16.07.2025.

“Pas konstatimit të shkeljes, ndaj shoferit është ndërmarrë veprim i menjëhershëm me shqiptim gjobe prej 500 euro, 5 pikë negative, masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të automjetit për 6 muaj”, thuhet në njoftim.

Policia njoftoi se për shkak të kundërvajtjeve të përsëritura dhe pikëve të akumuluara, është vendosur masë shtesë mbrojtëse prej 12 muajsh, si dhe është konfiskuar automjeti i tij.

Policia Rajonale e Ferizajt njofton se do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të shtuara në komunikacion, me qëllim të ngritjes së sigurisë në rrugë dhe respektimit të ligjeve.