Pacolli thotë  se procesi i konstituimit po bllokohet nga PDK, LDK e AAK, çka, sipas saj, të tria po e shkelin Kushtetutën e Rregulloren e Kuvendit.

“PDK, LDK dhe AAK po bllokojnë konstituimin e Kuvendit, duke shkelur Kushtetutën dhe rregulloren. Ata po akuzojnë Lëvizjen Vetëvendosje, por është vetë kjo palë që po e bllokon. Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri në fund të muajit, duhet të merren mandatet nga ata që refuzojnë të votojnë. Nuk mund të vazhdojmë kështu”, ka shkruar deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.

Ndërkohë, deputetët e Kuvendit do t’i kthehen sërish nesër sallës plenare në tentimin e 46-të për konstituimin e Kuvendit. Ndërkaç Kushtetuesja në aktgjykimin e saj të fundit ka specifikuar afatin 30 ditor për konstituim që i bie të jetë 26 korriku.