“Edhe sot ne ishim prezentë në seancë dhe votuam, por në anën tjetër ata po vazhdojnë me shkeljen e rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke e vazhduar debatin pasi po mbyllet seanca”, ka theksuar ajo.

Fejza tutje ka thënë se edhe si Lëvizje Vetëvendosje janë për debat, por për të ndodhur kjo, tha ajo, duhet konstituimi i legjislaturës së nëntë. “Sigurisht e kuptojmë që duhet të diskutohet, por që të realizohet debati, e që të vazhdojë puna e Kuvendit të Kosovës, fillimisht duhet të konstituohet kuvendi, gjë për të cilën ne kemi pasur një sërë veprimesh të cilat i kemi ndërmarrë në mënyrë që të arrihet deri te ajo pikë. Por kemi hasur në një qasje bllokuese e refuzuese të opozitës, që fatkeqësisht ka vazhduar edhe sot”, ka nënvizuar deputetja e LVV-së. Ajo ka thënë se presin që deputetët e partive tjera të reflektojnë në mënyrë që të zhbllokohet situata.