By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Goditet krimi financiar në kufi, sekuestrohen mbi 16 mijë franga
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Goditet krimi financiar në kufi, sekuestrohen mbi 16 mijë franga
EkonomiLajme

Goditet krimi financiar në kufi, sekuestrohen mbi 16 mijë franga

Kosova Times
Last updated: 2025/07/13 at 12:25 PM
Kosova Times Published July 13, 2025
Share
SHARE

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është ndaluar mbrëmjen e së shtunës në pikën kufitare Hani i Elezit, pasi në veturën që po drejtonte u zbuluan mijëra monedha të dyshuara si të falsifikuara.

 

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, rreth orës 21:15, në kuadër të kontrolleve rutinore, zyrtarët doganorë dhe policorë kanë selektuar për kontroll të detajuar një veturë të tipit Audi A2, ngjyrë e gjelbër metalike, me targa të Maqedonisë së Veriut. Automjeti po drejtohej nga një shtetas me inicialet S.Xh., i lindur më 1981 në Shkup.

Gjatë kontrollit të detajuar, në pjesë të fshehura nën ulëset e përparme të veturës, janë gjetur disa qese plastike të mbushura me monedha metalike prej 2 frangash zvicerane. Sipas autoriteteve, dyshohet se këto monedha janë të falsifikuara.

“Në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante të policisë, përfshirë ekipet e hetuesisë, të cilat pas inventarizimit të parë kanë konstatuar se bëhet fjalë për gjithsej 8,076 monedha, me vlerë të përgjithshme prej 16,152 franga zvicerane”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit për Krime të Rënda dhe ndaj tij është iniciuar rasti penal për veprën “Falsifikim i parasë”. Monedhat e dyshuara dhe automjeti janë sekuestruar dhe rasti është proceduar më tej në njësinë rajonale të hetimeve.

Autoritetet kanë ritheksuar përkushtimin e tyre për të luftuar veprimtaritë ilegale në zonat kufitare, veçanërisht ato që kërcënojnë sigurinë publike dhe sistemin financiar.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Doganën e Kosovës, mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të kriminalitetit ndërkufitar”, theksohet tutje në komunikatë.

You Might Also Like

Recetë për biskotat tuaja të preferuara me krem ​​limoni

Këto shkopinj buke krokante janë aq të shijshëm sa nuk do ta vini re fare që nuk kanë mish brenda.

Qyteti i bardhë në thembër të Italisë ku duhet të kaloni të paktën një ditë

AUV paralajmëron për djathin mozzarella të kontaminuar me aflatoksinë M1

Ku të shkoni në Siçili në vitin 2026

Kosova Times July 13, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

Kërkohet ndryshim në ligj rreth normës tatimore e vlerësim të pronave

Kosova Times Kosova Times February 7, 2023
Dy raste të dhunimit në Kosovë brenda 24 orësh
Arrestohet në Tanzani ‘përdhunuesi i Facebook-ut’ që u arratis nga burgu duke falsifikuar vdekjen
Sallatë panxhar
Caktohen datat për zgjedhjet evropiane
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?