Arbreshë Krasniqi deputete e Nismës, para seancës së sotme ka thënë se pa një marrëveshje politike nuk do të ketë zhbllokim të situatës në Kuvendin e Kosovës.
Sa i përket takimit të paralajmëruar nga kryetari i këtij subjekti politik, Fatmir Limaj, për një kafe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti gjatë javës që vjen dhe nëse mund të ketë tërheqje nga kërkesa e mëparshme e Nismës për pozitën e kryeparlamentarit, ajo është shprehur: “Qëndrimi i Limajt për ta takuar Kurtin është për t’i dhënë zgjidhje krijimit të institucioneve në këtë situatë që është tejet e ngarkuar. Sigurisht se gjatë takimit edhe Limaj edhe Kurti do t’i japin qëndrimet e tyre”.