Lajmin për RTK e ka konfirmuar Liridona Gashi, zëdhënëse e ministrisë.

“Konfirmojmë se kemi pranuar disa autoblinda, prodhim i SHBA-së, të cilat janë prokuruar bazuar në planin bilateral të blerjeve shtet më shtet, miratuar paraprakisht, dhe pritet të pranojmë edhe disa të tjera deri në përfundim të këtij aktiviteti të blerjeve”, ka konfirmuar ajo.