Në reagimin e saj thuhet se Gjykata Speciale e Kosovës, e formuar nën shtypje e kërcënime, ka gjetur mënyrën për të akuzuar kë të dojë, duke siguruar të dhëna elementare nga Serbia, nga pushtuesit shekullorë, të cilët edhe në rrethanat aktuale nuk e pushojnë kërcënimin.

“Bota demokratike sikur ngeci për ta bërë verifikimin e vërtetë, që në realitet është shumë i njohur, për t`i nxjerrë para drejtësisë pikërisht ata që bënë gjenocid, ata që bënë katër luftëra të tmerrshme dhe që të gjitha i humbën, sepse ishin të padrejta, ishin pushtuese”, thuhet në reagimin e Lidhjes së Shkrimtarëve.

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës tutje thotë se kjo gjykatë, e formuar nën shtypje e kërcënime, ka gjetur mënyrën për t’i akuzuar kë të dojë, duke siguruar të dhëna elementare nga Serbia, nga pushtuesit shekullorë, të cilët edhe në rrethanat aktuale nuk e pushojnë kërcënimin.

“Është sakrifica e jashtëzakonshme e këtij populli, i cili ka formuar UÇK-në për ta nisur luftën çlirimtare, duke u përballur me hordhitë serbe ushtarake e paramilitare”, thuhet në këtë reagim.