By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si u nxor fituesja e Çmimit Nobel nga Venezuela?
December 12, 2025
20 vendet më të mira për të udhëtuar në vitin 2026
December 12, 2025
Kryeministri pakistanez priti 40 minuta që Putini të takohej me Erdoganin, pastaj i ‘u prish filmi’
December 12, 2025
BE kthesë jashtëzakonisht të rëndësishme në lidhje me vendimin për të ndaluar plotësisht automjetet me benzinë ​​dhe naftë!
December 12, 2025
Rusia goditi një anije transporti turke në portin e Chornomorsk në rajonin e Odessa-s
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: IKD i reagon Qeverisë në detyrë lidhur me vendimin e Gjykatës Supreme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > IKD i reagon Qeverisë në detyrë lidhur me vendimin e Gjykatës Supreme
Lajme

IKD i reagon Qeverisë në detyrë lidhur me vendimin e Gjykatës Supreme

Kosova Times
Last updated: 2025/07/16 at 8:06 PM
Kosova Times Published July 16, 2025
Share
SHARE

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) thotë se e konsideron krejtësisht të papranueshëm reagimin e Qeverisë në detyrë kundër aktgjykimit të djeshëm të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës me të cilin është vendosur se Udhëzimi Administrativ (MFPT) nr.01/2025 për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë, është i paligjshëm dhe ka vendosur për shfuqizimin e tij.

 

“Kundërshtimi publik i një aktgjykimi të instancës më të lartë të gjykatave të rregullta nga pushteti ekzekutiv, jo vetëm që përbën ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit, por është shkelje flagrante e parimit të ndarjes së pushteteve, që është themeli i rendit kushtetues në një shtet demokratik, duke cenuar po ashtu integritetin e gjyqësorit dhe duke nxitur mosbesim institucional”, thuht ne reagimin e IKD-së.

IKD e konsideron tejet të rrezikshme qasjen e Hekuran Murati, duke etiketuar gjyqtarët e Gjykatës Supreme me emër dhe mbiemër. Kjo qasje përveç që cenon integritetin e sistemit gjyqësor, përbën rrezik edhe për sigurinë individuale të gjyqtarëve të përmendur.

“Reagimet e Qeverisë në detyrë dhe anëtarëve të tjerë të saj, përbëjnë një presion të panevojshëm ndaj gjyqësorit, që cenon pavarësinë institucionale dhe përpjekjet për ndërtimin e një drejtësie të paanshme. IKD rikujton se besimi në sistemin gjyqësor ndërtohet me respektimin e vendimeve të tij, jo me delegjitimimin publik nga zyrtarët politikë. Aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës Supreme krijon një precedent të rëndësishëm për të ndalur ndërhyrjet politike në vendimmarrjen administrative dhe për të vendosur një standard të ri në respektimin e parimit të ndarjes së pushteteve në praktikë”, thuhet tutje në këtë reagim

IKD vlerëson se Gjykata Supreme me të drejtë ka vendosur se nxjerrja e Udhëzimit Administrativ nga një person që ushtron njëkohësisht detyrën e deputetit dhe të ministrit është e kundërligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese. Kësisoj, udhëzimi administrativ është shpallur i paligjshëm dhe është shfuqizuar, pasi është ndërmarrë nga një zyrtar pa mandat të vlefshëm dhe në papajtueshmëri të qartë funksionale

“IKD fton të gjithë përfaqësuesit institucionalë që të respektojnë integritetin e vendimeve gjyqësore dhe të përmbahen nga çdo veprim apo deklaratë që synon të ulë autoritetin e gjykatave. Vetëm përmes një gjyqësori të pavarur dhe funksional mund të garantohet siguria juridike dhe sundimi i ligjit”, thuhet në përfundim të këtij reagimi.

You Might Also Like

Syla: Nuk kemi garanci kufitare, pjesëmarrja në protestë mbetet individuale

Policia apelon shoferët për kujdes të shtuar, shkak mjegulla e dendur

KQZ arbitrarisht refuzon akreditimin e IKD-së për monitorimin e zgjedhjeve

Avioni sportiv bie në Liqenin e Mavrovës, dy kosovarë të lënduar

Policia e Kosovës dhe CEPOL forcojnë partneritetin profesional

Kosova Times July 16, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Njerëzit e Musk shkojnë në shtëpitë e punonjësve në pushim mjekësor: ‘Kështu ua ngremë moralin e punës’

Kosova Times Kosova Times September 28, 2024
Thirrjet për braktisje të islamit: Shkelje a “tragjikomedi”
Zaluzhny i ​​kërkoi Zelenskit të ashpërsonte dënimin për dezertimin
Bateri e zhvilluar për e-automjete që karikohet në 5 minuta
Gjykata në Moskë refuzon apelin e kritikut të Kremlinit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?