By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dimiq: Urime Kryeministrit Albin Kurti
December 31, 2025
Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
December 31, 2025
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit
December 31, 2025
Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova
December 31, 2025
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kur politila e loparëve ulet në tavolinën e dialogut për shtetformim, dihet se çfarë e gjen Dardaninë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Kur politila e loparëve ulet në tavolinën e dialogut për shtetformim, dihet se çfarë e gjen Dardaninë
Opinion

Kur politila e loparëve ulet në tavolinën e dialogut për shtetformim, dihet se çfarë e gjen Dardaninë

Kosova Times
Last updated: 2025/07/16 at 8:06 PM
Kosova Times Published July 16, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Halil GECI

Marrëveshjet që u shitën si paqe, por u nënshkruan si dorëzim i heshtur për ndarjen e Kosovës

Përmes logjikës së ngushtë të një rrethi të paformuar politikisht, ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian – Miroslav Lajçak, Josep Borrell dhe Richard Grenell, por edhe ata që i paraprinë – luanin lojën diplomatike me një klasë politike të papërgatitur, që nuk kuptonte as rregullat më të thjeshta të përballjes ndërkombëtare. Përballë figurave të nivelit të lartë ndërkombëtar, Kosova do të duhej të kishte përfaqësues të denjë – akademikë të fushës së jurisprudencës, ekonomisë dhe diplomacisë. Por edhe ata pak që i kemi, u anashkaluan me qëllim – sepse, po të përfaqësonin ata Kosovën, shumë shpejt do të zbulohej se “mbretërit” e vërtetë politikë ishin lakuriq.

Në vend të tyre, dialogun e udhëhoqën figurat e ashtuquajtura “loparë politikë”, që jo vetëm nuk kishin asnjë përgatitje profesionale për politikë të jashtme, por nuk kishin as kuptim të qartë për luftën që pretendonin se e kishin fituar. Prandaj, nuk është për t’u habitur që nuk e kuptonin as qëllimin e vërtetë të ndërmjetësuesve, e as agjendën afatgjatë të Serbisë.

Pas gjithë kësaj arkitekture diplomatike fshihej një skenar i rrezikshëm për Kosovën – një skenar që u kuptua vetëm kur ishte tepër vonë. Marrëveshjet tashmë ishin nënshkruar. Dhe kur reagimet nisën të shtoheshin, vetë “polari”, simbol i pazareve të fshehta, doli me deklaratën se “ishte propozim i imi” – duke u përpjekur të shesë një tradhti të bërë si një akt të përgjegjshëm.

Në emër të paqes dhe dialogut, marrëveshjet që favorizonin Serbinë filluan të paraqiteshin si “të dobishme për Kosovën”. Në realitet, ato nuk ishin gjë tjetër veçse projekte të dizajnuara nga Serbia, të mbështetura nga faktorë të jashtëm si George Soros, Edi Rama dhe rrjeti politik që sillet rreth “polarëve” dhe bashkëpunëtorëve të tyre në Kosovë.

Ratifikimi i tyre në Kuvend u bë jo në funksion të interesit të shtetit, por për t’i bërë qejfin Beogradit – që nën tryezë kërkonte ndarjen e Kosovës. Nëse këto marrëveshje nuk kundërshtohen me vendosmëri, ato do të mbeten një njollë historike që do të rëndojë mbi brezat e ardhshëm.

You Might Also Like

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

Pekini, Kremlini dhe faktori ukrainas: Çfarë Perëndimi nuk ka vënë re ende

TAGGED: #Halil Geci
Kosova Times July 16, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kapen 10 kg heroinë në Athinë, në pranga dy shqiptarë. Një prej tyre punonte si ‘taksist’ për të lëvizur drogën

Kosova Times Kosova Times March 28, 2023
OJQ-të, të shqetësuara “me shkeljet e rënda” të të drejtave të Dejan Pantiqit
Ja liderët që pritet të vijnë nesër për Samitin e BE-së
Putin fali një anëtar të një bande satanistësh që luftuan në Ukrain
CBS News: Trump ftoi Xi Jinping në inaugurim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?