By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: LVV: Gjykata Speciale po prodhon padrejtësi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > LVV: Gjykata Speciale po prodhon padrejtësi
Lajme

LVV: Gjykata Speciale po prodhon padrejtësi

Kosova Times
Last updated: 2025/07/16 at 8:11 PM
Kosova Times Published July 16, 2025
Share
SHARE

Lëvizja Vetëvendosje në reaguar ndaj rrëzimit të mocionit të mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Vendimi i sotëm për rrëzimin e mocionit të mbrojtjes nga kjo gjykatë, sipas këtij subjekti politik, është dëshmi e një logjike të përmbysur të drejtësisë, ku vija ndarëse midis çlirimit dhe agresionit zbehet qëllimshëm.

 

“Pas pak ditësh bëhen 10 vite nga themelimi me ndryshime kushtetuese dhe ligje të veçanta të Gjykatës Speciale. Katër nga drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli kanë afër 5 vite në paraburgim”, thuhet në reagimin e LVV-së.

Vendimi i sotëm, sipas këtij subjekti politik, për rrëzimin e mocionit të mbrojtjes nga Gjykata Speciale është dëshmi e një logjike të përmbysur të drejtësisë, ku vija ndarëse midis çlirimit dhe agresionit zbehet qëllimshëm, ndërsa përpjekja e një populli për liri vihet nën dyshim me mjete juridike.

“Ky model i drejtësisë selektive nuk bën drejtësi universale, por prodhon një narrativë të rreme, që e zhvendos fajësinë nga pushtuesi te i çliruari”, thuhet tutje në reagim.

Gjykata Speciale, e themeluar përtej çdo praktike të zakonshme ndërkombëtare, , shton LVV, ka vepruar si instrument i imponuar mbi sovranitetin e Kosovës. Në vend që t’i shërbejë të drejtës, ajo i ka shërbyer paragjykimit. Madje duke hetuar dhe gjykuar padrejtësisht vetëm një palë, ajo ka përjashtuar sistematikisht dhunën shtetërore serbe që është burimi real i gjenocidit dhe krimeve të luftës e krimeve kundër njerëzimit të kryera në Kosovë.

“Me 29 prill dhe 15 maj 2023 Enver Dugolli si i mbijetuar i masakrës në Burgun e Dubravës i është drejtuar Prokurorit të Prokurorisë Speciale në Hagë me kërkesën për nisjen e hetimeve të krimeve të kryera gjatë planifikimit dhe ekzekutimit të masakrës së Burgut të Dubravës. Ndonëse Prokurori ka kthyer përgjigje se kërkesa do të shqyrtohet ende sot nuk ka asnjë veprim të njoftuar në këtë drejtim. Sot është sërish moment reflektimi. Ata qeveritarë e deputetë që e miratuan e votuan e ata gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese që e konfirmuan këtë gjykatë në vitin 2015 bartin përgjegjësi të drejtpërdrejtë. Ata duhet sot të kërkojnë falje, jo si akt formal, por si shenjë vetëdijeje për dëmin e madh institucional dhe moral që kjo gjykatë i ka shkaktuar vendit, kujtesës sonë kolektive dhe të ardhmes tonë. Ky do të ishte hapi i parë me të cilin duhet nisur një përbashkim për t’u mbrojtur jo vetëm juridikisht por edhe shoqërisht nga rreziku i shtrembërimit të thelbit të luftës sonë”, thuhet në reagim.

Lëvizja Vetëvendosje thotë se ka qenë dhe mbetet e qartë: “e mbrojmë luftën çlirimtare si themel të shtetit tonë dhe e kundërshtojmë çdo përpjekje për ta relativizuar të drejtën tonë historike për çlirim. Drejtësia nuk mund të jetë mjet për të rishkruar historinë, as për ta heshtur të vërtetën”.

 

 

You Might Also Like

Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen

Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë

Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta

Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para

Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë

Kosova Times July 16, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kasparov fiton Çmimin Gjerman për Lirinë e Medias

Kosova Times Kosova Times April 20, 2023
Përmbyten dy anije me emigrantë, të paktën 11 të vdekur e 60 të zhdukur
Kërkoi 160.000 euro ndihmë rrejshëm në rrjete sociale, arrestohet
Megaprojekti kinez prej 137 miliardë dollarësh e trazoi rajonin: A është ky një hap drejt një konflikti midis dy fuqive bërthamore?
Putini përgatit një ofensivë të re të madhe në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?