By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 24, 2026
Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj
January 23, 2026
Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale
January 23, 2026
Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta
January 23, 2026
Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rasti `Veteranët`, Blakaj: Ligji është i qartë, manipulimi po e mjegullon
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rasti `Veteranët`, Blakaj: Ligji është i qartë, manipulimi po e mjegullon
Lajme

Rasti `Veteranët`, Blakaj: Ligji është i qartë, manipulimi po e mjegullon

Kosova Times
Last updated: 2025/07/16 at 10:45 AM
Kosova Times Published July 16, 2025
Share
SHARE

Ish-prokurori Elez Blakaj ka reaguar pas aktgjykimit dënues të Gjykatës Themelore në Prishtinë për çështjen “Veteranët”, duke akuzuar se procesi është devijuar përmes manipulimeve të qëllimshme dhe keqinterpretimit të ligjit.

 

Në një status në Facebook, ish-prokurori që u mor për herë të parë me çështjen e veteranëve ka ironizuar duke thënë se Apeli do ta kthejë sërish në rigjykim çështjen.

“Pas gati 7 vjetëve, Gjykata Themelore në Prishtinë paska marrë vendim për rastin e veteranëve. Për ata që kanë mashtruar, gënjyer, shpifur si dhe për ata që kanë futur duart në rast, mos u bëni marak, sepse Apeli e kthen rastin përsëri në rigjykim!”, ka shkruar Blakaj.

Sipas tij, në qendër të këtij devijimi qëndron keqpërdorimi i termit “veteran”, i cili po përdoret në mënyrë të përgjithësuar për të krijuar konfuzion në opinionin publik. Sipas tij, ligji është i qartë dhe përcakton saktë se vetëm dy kategori kanë të drejtë për pagesë/pension: invalidi i luftës së UÇK-së dhe veterani luftëtar i UÇK-së.

Blakaj i referohet Neni 3 i Ligjit Nr. 04/L-261, ku përkufizohen të gjitha kategoritë e veteranëve, nga invalidët dhe luftëtarët, deri te të internuarit dhe pjesëmarrësit në mbështetje logjistike. Megjithatë, ai thekson se vetëm dy prej këtyre kategorive përfitojnë pension, ndërsa të tjerat kanë përparësi të tjera, por jo të drejtë financiare.

“Kjo pagesë/pension ka qenë pika e kthesës ku procesi ka devijuar seriozisht. Përkufizimi dhe kategorizimi është produkt 100% i Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranit të UÇK-së, i cili në fazat e mëvonshme e ka zbatuar këtë ligj sipas dëshirës”, ka theksuar Blakaj.

Sipas tij, avokuesit dhe mbrojtësit e përfituesve të paligjshëm, e përdorin me qëllim të vetëm termin “veteran” në debate publike për të mos ndarë kategoritë dhe për të fshehur abuzimet që janë bërë me buxhetin dhe me nderin e luftës.

Blakaj ishte prokurori që në vitin 2018 ishte marrë me hetimin e numrit të madh të veteranëve të luftës. Po atë vit, ai kishte dhënë dorëheqje. Tek më vonë pati zbuluar se dorëheqjen e kishte dhënë për shkak të kërcënimeve.

Gjykata Themelore kishte dhënë vendim lirues për çështjen “Veteranët” në vitin 2021. Por Apeli e kishte kthyer rastin në rigjykim.

Gjykata Themelore më 14 korrik dënoi me nga një vit burgim 10 nga 12 të akuzuarit për rastin “Veteranët”, që ishin pjesë e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranit të UÇK-së.

You Might Also Like

Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta

100 ditë në Kosovë, ambasadori gjerman vlerëson mikpritjen dhe bukuritë

Cakolli: Rreth 80 mijë vota të kandidatëve të numëruara gabimisht në QNR

OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” më 17 shkurt

Në 21 komuna përfundon rinumërimi i fletëvotimeve

Kosova Times July 16, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Funksionalizohet Zyra për Rikthimin e Aseteve, në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Kosova Times Kosova Times May 13, 2024
Policia shpërndan pako ushqimore për familjet në nevojë në Ferizaj
Kurti takohet me ministren e parë të Irlandës së Veriut, flasin për paqen
Osmani publikon fotografi me Trumpin e Macronin: Aleanca euroatlantike
Clinton: Më vjen keq që e binda Ukrainën të heqë dorë nga arsenali i saj bërthamor…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?