By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nëse ju pëlqejnë topat e kokosit, do ta adhuroni këtë recetë: Më mirë se Rafaeli, dhe gati për 10 minuta
December 12, 2025
Moti në Shqipëri me diell në të gjithë vendin
December 12, 2025
Axhenda ndërkombëtare
December 12, 2025
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
December 12, 2025
Policia dhe Ambasada Amerikane me ushtrim për reagim ndaj krizave
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sot vendimi për aktakuzën në Hagë, mbrojtja kërkon rrëzimin e disa pikave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sot vendimi për aktakuzën në Hagë, mbrojtja kërkon rrëzimin e disa pikave
Lajme

Sot vendimi për aktakuzën në Hagë, mbrojtja kërkon rrëzimin e disa pikave

Kosova Times
Last updated: 2025/07/16 at 8:29 AM
Kosova Times Published July 16, 2025
Share
SHARE

Sot pritet një ndër vendimet e rëndësishme në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, . Gjykata do të vendosë nëse do t`i rrëzojë disa nga pikat e aktakuzës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Ky hap mund të ndikojë drejtpërdrejt në ecurinë e mëtejme të gjykimit.

 

Procesi gjyqësor ndaj katërshes Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare, dhe cilido qoftë vendimi për rrëzimin ose jo të akuzave, pritet të ndikojë dukshëm në vazhdimin e çështjes.

Sot gjykata do të vendosë për mocionin e mbrojtjes që kërkon rrëzimin e disa pikave të aktakuzës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Avokati Taulant Hodaj shpjegon procedurat që ndjek Gjykata Speciale në këtë fazë.

“Ky është një filtër që, nëse eventualisht aktakuza është e dobët në bazë të provave që i ka ofruar vetë prokuroria dhe dëshmitarët e saj dëshmojnë të kundërtën e asaj që pretendohet në aktakuzë, atëherë gjykata mund të ndërhyjë. Është një stad i ndërmjetëm: nesër trupi gjykues mund të rrëzojë disa pika të aktakuzës, mund të mos rrëzojë asnjë ose mund të vendosë të vazhdojë me të gjitha. Nga njoftimi zyrtar, nesër do të jepet një vendim, ndërsa është kërkuar nga përfaqësuesi i viktimave që të paraqesë fjalën e tij që në njëfarë mënyre nënkupton se jo të gjitha pikat e aktakuzës do të rrëzohen, apo asnjë prej tyre”, ka thënë ai për RTK.

Sipas tij, rrëzimi i disa pikave të aktakuzës mund ta lehtësojë vendimmarrjen përfundimtare që pritet në fund të këtij viti apo në fillim të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, Gjykata Speciale tashmë ka dhënë një vendim të formës së prerë në rastin e Salih Mustafës, një vendim që konfirmon aktgjykimin e Apelit, me dënim prej 15 vjetësh burgim.

Sa i përket rastit të Pjetër Shalës, përfaqësuesja e Institutit të Kosovës për Drejtësi, Blendina Veliqi, shpjegon procedurat e mëtejshme.

“Qoftë mbrojtja, qoftë prokuroria mund të bëjnë ankesë për mbrojtje të ligjshmërisë. Aty nuk bëhet vlerësimi i provave, por mund të paraqiten pretendime për shkelje të ndonjë ligji. Në atë rast, procedurat vazhdojnë në Gjykatën Supreme, e cila mund ta ndryshojë vendimin, mund ta kthejë në rishqyrtim, ose mund të konstatojë se ka pasur shkelje që nuk ndikojnë në ndryshimin e vendimit të Apelit”, ka thënë Veliqi.

Gjykata e Apelit e Gjykatës Speciale ia ka ulur dënimin Pjetër Shalës, i njohur si “Ujku”, nga 18 në 13 vjet burg.

 

You Might Also Like

Moti në Shqipëri me diell në të gjithë vendin

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Policia dhe Ambasada Amerikane me ushtrim për reagim ndaj krizave

Gjilan, arrestohen dy të dyshuar të mitur për mashtrim me kartela bankare

Haradinaj: Kosova do të rikthehet në rrugën e zhvillimit dhe demokracisë

Kosova Times July 16, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Të rinjtë rusë po vdesin në Ukrainë, dhe çfarë lloj megaluksi po futet Putini: Në vend të Scheherazade, po mbërrin një jaht i ri Victoria dhe po bëhet riparimi në portin turk të Tuzlës

Kosova Times Kosova Times November 25, 2023
Parashikimi i motit 24 Nëntor ne Shqiperi
Koreja e Veriore thotë se ka testuar raketahedhës të rinj
Qumështi i artë – pije që ul presionin e gjakut dhe përmirëson shëndetin e kockave, dhe bëhet në pak minuta
Punëtorët nëpër botë protestojnë për kushte më të mira pune
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?