By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur
January 27, 2026
Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet
January 27, 2026
VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë
January 27, 2026
Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: `Veteranët e rrejshëm`, dënimi i Çekut dhe të tjerët vlerësohet i ulët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > `Veteranët e rrejshëm`, dënimi i Çekut dhe të tjerët vlerësohet i ulët
Lajme

`Veteranët e rrejshëm`, dënimi i Çekut dhe të tjerët vlerësohet i ulët

Kosova Times
Last updated: 2025/07/16 at 9:14 PM
Kosova Times Published July 16, 2025
Share
SHARE

Në emër të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, buxheti i republikës u keqpërdor në mënyrë sistematike ndër vite. Disa ish-zyrtarë janë dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa çështja vazhdon në gjykatë.

 

10 dekada më parë, kur nisën përpjekjet për ta nderuar financiarisht sakrificën e atyre që luftuan për atdheun, edhe ata që asnjëherë nuk ishin në fushëbetejë, arritën ta marrin statusin e veteranit.

U falsifikuan dokumente e u krijua skema e cila ndër vite vlerësohet se buxhetin e shtetit e ka dëmtuar për mbi 88 milionë euro.

E për këto miliona, personat që dyshohet se e keqpërdoren detyrën zyrtare sa ishin pjesë e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit, u dënuan me nga 1 vit burgim nga Gjykata Themelore.

Të akuzuar janë: ish-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Për rastin reagoi Elez Blakaj, ish-prokuroi i cili për herë të parë u mor me këtë çështje.

Ai ngriti akuza se procesi është devijuar përmes manipulimeve të qëllimshme, teksa u shpreh se për ata që kanë mashtruar e gënjyer, Apeli do ta kthejë rastin përsëri në rigjykim.

E për shkak të manipulimit me lista, Bedri Elezi thotë se asnjëherë nuk ka aplikuar për të qenë pjesë e skemës përfituese si veteran i UÇK-së.

Marrë parasysh dëmin e shkaktuar, Elezi deklaron se dënimi i Themelores është minimal.

Vendimin e Themelores e kanë cilësuar si të padrejtë ata që u dënuan.

Shukri Buja tha se do ta vazhdojë betejën ligjore deri në fund, teksa u shpreh se kjo betejë është e motivuar politikisht.

Të akuzuarit në rastin e veteranëve të rrejshëm nuk do të mbajnë dënimin derisa vendimi i Themelores të konfirmohet edhe nga Gjykata e Apelit.

Ndërkaq, nuk është e qartë se si do të veprohet me veteranët e rrejshëm, si dhe buxhetin e dëmtuar.

Qeveria e Kosovës është obliguar që përmes komisioneve të rishqyrtojë listën prej 19 mijë e 500 veteranëve.

Nga ekzekutivi i thanë RTK-së se ende nuk kanë pranuar aktgjykimin.

Sipas Agjencisë Statistikave të Kosovës, 37 mijë e 6 persona janë përfitues nga skema për veteranët e luftës.

Ekzekutivi këtë vit kishte marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20% për kategoritë e dala nga lufta e fundit.

You Might Also Like

Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë

Ambasadori Dugolli pret Sekretarin e Shtetit të Iowas në Uashington

Vdes i mituri i gjetur në lumin Gadime, në QKUK u dërgua pa shenja jete

Kamberi:Miratimi i rezolutës nga Komiteti, hap i rëndësishëm për shqiptarët

Osmani në përkujtimin e Holokaustit: Kosova e di ç’është pastrimi etnik

Kosova Times July 16, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Huthitë lirojnë modelen jemenase (25) pas gati pesë vitesh burg: E akuzuar për sjellje të pahijshme

Kosova Times Kosova Times October 27, 2025
Udhëheqësi i Hezbollahut kërcënon me luftë Izraelin
Putin dy herë nuk arriti të shqiptojë publikisht emrin e Presidentit të Kazakistanit gjatë vizitës së tij në vend
Kurti takon drejtuesit e Odës Ekonomike të Bosnje dhe Hercegovinës
Alexey Navalny u bë laureat i çmimit gjerman Bambi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?