Është ekstraduar një person i kërkuar me dy urdhëresa aktive të gjykatës, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Ai është ekstraduar nga Austria, sot në Kosovë.
“I kërkuari është ekstraduar në Kosovë,sot rreth orës 01:00, në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe ato vendore. Menjëherë pas pranimit, ai është dërguar për vuajtje të dënimit (1 vit e 6 muaj)”, njofton Policia e Kosovës.