Murati, në një postim në Facebook, thotë se sipas Aktgjykimit KO124/25 të Gjykatës Kushtetuese, deputeti llogaritet që fillon të ushtrojë funksionin tek pasi të ketë përfunduar konstituimi i Kuvendit.

“Pra, meqenëse seanca konstituive ende s’ka përfunduar, sipas pikës 1 të Konstatimit në Aktgjykimin KO124/25 të Gjykatës Kushtetuese, deputetët ende nuk janë m’veshur me funksion, dhe rrjedhimisht as nuk kanë mundësi të ushtrojnë funksionin. E pa e ushtruar funksionin, s’mund të ketë as konflikt funksional apo papajtueshmëri sipas Nenit 72 të Kushtetutës.

Kurse paradoksalisht, në vendimin e fundit kundër digjitalizimit të arkave fiskale, tre gjykatësit e Gjykatës Supreme janë lëshuar në interpretime të Kushtetutës, duke thënë se funksioni i deputetit ushtrohet që nga , dhe kësisoj kanë argumentuar që ka pasur konflikt funksional (megjithëse ata gabimisht e përdorin shprehjen “konflikt interesi” ngjashëm si disa deputetë të opozitës)”, shkruan Murati.

Sipas tij interpretimi i gjykatësve është në kundërshtim flagrant me atë çfarë ka thënë vetë Gjykata Kushtetuese disa javë më herët.

“Në vend se të lexonin statuset në Facebook të deputetëve të opozitës, do të mjaftonte që tre gjykatësit e Supremes të lexonin Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë çështje, që të mos bëheshin horë kaq publikisht me vendime absurde si ky për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ për Arkat Digjitale Fiskale”, shkruan Murati.