Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një postim në Fascebook, ka shkruar se kapiten Raci është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Distinguished International Honor Graduate”, që i ndahet studentëve ndërkombëtarë për performancë të jashtëzakonshme akademike dhe profesionale gjatë trajnimit.

Ky sukses i kapiten Racit, sipas Maqedoncit, përbën dëshmi të përkushtimit, profesionalizmit dhe standardeve të larta që përfaqësojnë pjesëtarët e FSK-së në arenën ndërkombëtare.