Një 14-vjeçar është arrestuar nga Policia e Ferizajt, pasi që është kapur me një armë zjarri (pa fishek) dhe një sprej në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Rreth orës 00:10, policia ka pranuar një informatë se një person i dyshuar po mbante me vete armë dhe sprej. Njësia policore ka ndërhyrë menjëherë dhe ka ndaluar të miturin, tek i cili gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri dhe sprej.
I mituri është shoqëruar në stacionin policor në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës, ku është intervistuar si i dyshuar. Me vendim të prokurorit kujdestar për të mitur, pas intervistimit ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa arma dhe spreji janë konfiskuar.
Policia Rajonale e Ferizajt rithekson përkushtimin për të luftuar mbajtjen e paligjshme të armëve dhe u bën thirrje qytetarëve që çdo informacion i ngjashëm të raportohet menjëherë.