Kjo periudhë, e cila ka filluar më 28 qershor, do të përfundojë më 29 gusht 2025.

“Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës është në vullnetin e votuesve, në rastet kur e shohin të nevojshme, në mënyrë që ta caktojnë atë sa më afër vendbanimit të tyre”, njofton KQZ.

Më tej ata kanë thënë se ndërrimi i Qendrës së Votimit nga një komunë në komunën tjetër, nuk mundësohet drejtpërdrejtë nga KQZ, por kjo është e ndërlidhur me deklarimin zyrtar të vendbanimit nga qytetarët/votuesit.

“Për të kaluar nga një Qendër Votimi e një komune, në Qendrën e Votimit në një komunë tjetër, votuesi duhet të ndryshojë adresën e tij në Zyrën e Gjendjes Civile apo në platformën E-Kosova. Pas konfirmimit të ndryshimit të adresës nga Shërbimi i Gjendjes Civile, adresa e re reflektohet në Regjistrin Qendror Civil”, vazhdon njoftimi.