Takimet me përfaqësues të partive politike, Levizja Vetëvendosje i bën çdo ditë, jo sot, po edhe dje, edhe pardje edhe nesër. Me Limajn dhe të tjerët që shprehin vullnet dhe gatishmëri”, tha Abrashi.

Ai theksoi se bashkëpunimi politik duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të përfshijë pjesëmarrjen në bashkëqeverisje, jo vetëm marrjen e pozicioneve në Kuvend.

“Kur flasim për bashkëpunim, bashkëpunimi nënkupton pjesëmarrje në bashkëqeverisje. Pra nëse shkojmë drejt bashkëqeverisjes atëherë duhet të jetë bashkëqeverisje. Nuk kemi dëgjuar ndonjëherë për ndonjë modalitet të bashkëpunimit që kap vetëm Kuvendin, duke mos dashur p.sh. të marrë pjesë në ekzekutiv. Por kjo është çështje e bisedimeve dhe vullnetit për gatishmëri”, u shpreh Abrashi.

Ai shtoi se VV-ja është e gatshme të gjejë zgjidhje, por kjo duhet të shoqërohet me kërkesa konstruktive nga të gjitha palët.

“Ne kemi dëshmuar që jemi të gatshëm për më gjetë zgjidhje, por ajo gatishmëri duhet të reflektojë edhe si kërkesë konstruktive, nga kushdo qoftë, sepse kërkesat absurde të cilat nesër pasnesër mund të reflektojnë si një bashkim politik jo funksional, nuk kishin më qenë të mira”, tha ai.

Abrashi mes tjerash u bëri thirrje deputetëve opozitarë që të tregojnë përgjegjësi dhe të lejojnë avancimin e proceseve institucionale.