Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksidente trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 29 aksidente me të lënduar dhe 52 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar me zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite janë shqiptuar gjithsej 2212 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit, Policia ka arrestuar 19 persona, prej të cilëve 16 janë dërguar në mbajtje.