“Hekurani, ky interpretues i vetëshpallur i Ligjit, Kushtetutës dhe i rrethanave politike në partitë e tjera, është në shkelje të vazhdueshme penale që nga 27 marsi. Ai së bashku me Kurtin jo vetëm që kanë vepruar jashtëligjshëm, por kanë bërë joligjore e jokushtetuese edhe institucionet e tjera të vendit”, ka shkruar Bajrami.

Bajrami ka thënë se veprimet e Qeverisë në detyrë “po e zhbëjnë themelin kushtetues të institucioneve të Republikës së Kosovës”.

Sipas saj, shqetësim i veçantë është mënyra se si drejtohet aktualisht Dogana e Kosovës.

“Dogana e Kosovës si institucioni kryesor për mbledhjen e të hyrave buxhetore sot drejtohet nga një person i emëruar në mënyrë tërësisht joligjore dhe jokushtetuese,” ka shkruar Bajrami në Facebook.

Ajo ka kërkuar reagim nga institucionet e drejtësisë, duke theksuar se “Prokuroria Speciale duhet të reagojë menjëherë për të mbrojtur rendin kushtetues dhe ligjshmërinë në vend.”