E këtë kompromis nuk e ka pranuar Lëvizja Vetëvendosje, për çka edhe takimi i së shtunës mes kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe liderit të Nismës, Fatmir Limaj përfundoi pa një ujdi.

Njohës të fushës nuk e përjashtojnë mundësinë që Limaj të kërkojë këtë post, pasi thonë se nuk ka njerëz të kualifikuar për t’i vënë në krye të ndonjë  ministrie.

Fatime Hajdari, analiste thotë se kërkesa e Nismës për postin e kryeparlamentarit është e paarsyeshme në këtë situatë.

Edhe nëse do të arrihet një ujdi me Nismën, LVV-së do t’i duhet edhe një votë nga partitë e tjera për të zhbllokuar Kuvendin.

Kjo pasi ky subjekt ka 48 ulëse të garantuara, 3 vota të Nismës, 8 të komuniteteve jo serbe dhe një të Nenad Rashiqit që gjithsej i bie 60.

Ndërkaq, të hënën do të bëhet përpjekja e 50-të për konstituimin e përbërjes së parlamentare.

Gjykata Kushtetuese u ka dhënë afat partive politike që deri më 26-tin e këtij muaji ta konstituojë këtë organ.