By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Paniku i një pjesë të PDK-së nga marrëveshja e mundshme Kurti-Limaj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Paniku i një pjesë të PDK-së nga marrëveshja e mundshme Kurti-Limaj
Opinion

Paniku i një pjesë të PDK-së nga marrëveshja e mundshme Kurti-Limaj

Kosova Times
Last updated: 2025/07/20 at 5:37 PM
Kosova Times Published July 20, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Afrim KASOLLI

-Kam shkruar para pak dite për një frikë politike që i shoqëron si liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti, ashtu edhe kryetarin e Partisë Nisma Social Demokrate Fatmir Limaj, ndaj njeri-tjetrit, frikë kjo edhe e cila mund te jete pengesë për ndonje marrëveshje te mundshme politike. Te dy liderët u takuan dje. Sipas asaj që u tha ata ende nuk janë dakorduar. Por duke e lënë mundësinë e hapur për takime tjera. Mbetet të shihet se cili do të jetë bilanci i përpjekjeve të fundit të tyre për dakordim politik, para skadimit të afatit kushtetues për konstituim të Kuvendit të Kosovës.

Por përfundimit eventual pozitiv të këtyre negociatave janë duke iu frikesuar edhe partitë tjera “opozitare”. Sidomos një pjesë e PDK-se. Jo të gjithë.

Aktualisht në këtë parti dominon ankthi se ky koalicion mund të funksionojë për një mandat të plotë.( Kuptohet nese sigurohet edhe nje vote nga partite minoritare).

Ngase me nomiminin e Vjosës edhe për një mandat presidencial, kuorumi i nevojshëm paralmanentar do të sigurohej me prezencën e LDK-se. Si Albinin ashtu Lumirin i bashkon interesi qe Vjosës t’i vazhdohet mandati i presidentes sepse në këtë mënyrë ajo nuk do të tundohej te formonte parti politike apo ta kalkulonte rikthimin eventual në LDK. Ngase pasoja te drejtpërdrejta nga një skenar i mundshëm i jetes aktive partiake do të kishin këta dy lidere. Askush tjetër.

Prandaj, qendrimi eventual edhe për një mandat të plote larg tortes së pushtetit do të ishte dermues për PDK-ne. Sepse tashme asaj i mungon karakteri koheziv politik per shkak te mënyres se si është drejtuar ne këtë kohe. Në këtë mënyrë perëndon edhe shpresa e tyre se vendi do të mund te shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme pas përfundimit të zgjedhjeve lokale. Dhe keshtu kalkulmi për të përfituar edhe njëherë politikisht nga autoriteti i Bedri Hamzes.

Shto faktin që me Fatmir Limajn ne pushtet i cili e njeh mire një pjese te bazës partiake ekziston shqetësimi se ajo lehtësisht do të mund të ndërronte lojalitet. Nuk është e rastësishme që një pjesë e strukturave drejtuese të PDK-se, e identifikuar si krahu “post modern reformator” u angazhuan për të lobuar nëpër degë për një kolacion eventual me Lëvizjen Vetëvendosje. Ngase e dinin se nuk kishin çka t’i ofronin më disa prej mbështetësve të tyre pos pushtetit. Por të privuar edhe nga kjo mundësi e fundit, pa ide dhe vizion, pos imazhit financiar “post-politik e post-historik”, nuk u mbetet asgjë më shumë. Sepse të njëjtit nuk i karakterizon ndonjë virtytet tjetër politik.

You Might Also Like

Makthi Strategjik i Evropës: I bllokuar midis Trumpit, Putinit dhe luftës që nuk mund ta përfundojë

Ja deri ku është i gatshëm të shkojë monstrumi Aleksandër Vuçiq për t’a luajtur lojën dhe mbetur në pushtet

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

TAGGED: #Afrim Kasolli
Kosova Times July 20, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Raportohet për dy të vdekur pas shpërthimit të një makine në kufirin ShBA-Kanada

Kosova Times Kosova Times November 22, 2023
Shtyhet Samiti i 6-të i Gruas në Diasporë në nderim të Elisabeta Katijajt
Forcat paraushtarake sudaneze vranë 85 persona në një sulm në një fshat
Aeroporti i Anchorage ku do te takohen Trump dhe Putin- Cila ishte rëndësia e tij gjatë Luftës së Ftohtë
78 vjetori i lindjes së Bill Clinton, në Prishtinë mbahen me disa aktivitet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?