Vitin e kaluar Kosova ka pasur një rritje prej 4 milionë udhëtarësh, e këtë vit pritet të tejkalohet 4.5 milion. Bashkatdhetarët kanë vërshuar aeroportin, disa duke u kthyer në shtetet prej nga kishin ardhur, e disa vinin në vendlindje.

“Kemi një rritje prej 16%, tani vetëm në gjashtë mujorin e parë kemi tejkaluar shifrën prej 2 milionë udhëtarësh, kjo rritje është edhe si shkas nga libreralizimi i vizave, mirëpo numrin më të madh të udhëtarëve e përbëjnë edhe bashkatdhetarët tanë sidomos ata nga shteti zviceran dhe gjerman, natyrisht kemi fluturime edhe nga shtetet tjera siç është edhe Turqia e Austria”, thotë Valentina Gara, zyrtare për Informim në AIP.

“Në raport me vitin 2024 ne kemi statistika të ndara për fluturimet civile komerciale sipas statistikave kemi 18.1% rritje në raport me vitin 2024 apo 2124 operime më shumë sesa në 2024 po flasim deri në ditën e sotme”, thotë Besian Hysaj, zëvendës menaxher në PIA.

Ndërsa për fluturimet ushtarake kemi 9.1% rritje të operimeve apo diku 44 operime më shumë sesa më 2024 në të njëjtën periudhë.

“Shumë mirë sikur gjithë, jena kanë veç n’shtëpi valla, askund hiq se jam tu ndërtua një shtëpi e ma shumë jena ardhur për me i zgjedh sendet, me mbush shtëpinë e kështu. Tri javë kaluan, tash po kthehem”, thotë Valdet Islamaj, bashkatdhetar.

Milot Binakaj, bashkatdhetar shton se vjen nga Shtutgarti,.. “shumë bukur, mrekulli, këtu n ‘Kosovë për momentin shumë bukur”.

Trafiku i pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ishte i madh, ndërsa pritet fluks i shtuar në javët në vijim.