Time Kadrijaj deputete e AAK-së, ka thënë se nuk do ta votojnë Fatmir Limajn dhe asnjë kandidat për kryekuvendar të propozuar nga LVV, përveç atyre që i kanë propozuar si parti politike.
“Ashtu siç kemi lexuar nuk ka dakordancë, me 26 skadon afati kushtetues. Limaj duhet me patjetër t’i siguroj 61 vota. Ne s’do të votojmë, jo veç Limajn por ne i kemi dhënë disa emra dhe i kemi dhënë si alternativë qe pesë – gjashtë muaj. Jemi duke menduar që asnjë kandidat që propozohet nga LVV, mos ta votojmë”, ka thënë ajo pas dështimit të seancës së 50-të konstituive.
Për herë të 50-të sot ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Nga deputetë të pranishëm në sallë, për votuan 53 deputetë, nuk pati asnjë votë kundër e asnjë abstenim.