By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 shkurt
February 3, 2026
Ruaje këtë datë, 15 shkurti ndryshon gjithçka: Qielli hapet për 3 shenja, mjerimi bëhet një gjë e së kaluarës dhe mbërrijnë para të mëdha
February 2, 2026
Zgjidh atë që është më i bukuri për ty dhe do të zbulosh talentin me të cilin Zoti të ka shpërblyer
February 2, 2026
Receta indiane ne shtepi me nje meny te plote
February 2, 2026
Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton “kapen” në Paris pasi u njoftua se ishin në një lidhje
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kastrati: Situata politike, ndikon negativisht në sigurinë e vendit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kastrati: Situata politike, ndikon negativisht në sigurinë e vendit
Lajme

Kastrati: Situata politike, ndikon negativisht në sigurinë e vendit

Kosova Times
Last updated: 2025/07/21 at 9:38 PM
Kosova Times Published July 21, 2025
Share
SHARE

Kadri Kastrati, ish-komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një intervistë në “Info Plus”, në RTK, foli për situatën politike dhe pasojat e saj në sigurinë e vendit.

 

“Sot situata politike nuk është e mirë, për shkak të moskonstituimit të Kuvendit dhe mosvotimit të një qeverie funksionale. Kjo ka pasoja edhe në sigurinë e vendit”, ka deklaruar Kastrati.

Ai theksoi se shumë liderë politikë në Kosovë po bëjnë deklarata që, sipas tij, synojnë të largojnë vëmendjen e qytetarëve nga moskonstituimi i Kuvendit dhe paaftësia për të ecur përpara.

“Këto deklarata janë për të larguar vëmendjen e qytetarëve nga problemi kryesor – moskonstituimi i Kuvendit dhe mosformimi i një qeverie funksionale”, ka deklaruar Kastrati.

Kastrati komentoi edhe qëndrimin e Igor Popoviqit, ndihmësdrejtor i ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në qeverinë serbe, i cili ka folur kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ne më së paku presim që Igor Popoviqin ta lavdërojë UÇK-në, por në vend të kësaj ai ka bërë fyerje dhe ka nxitur urrejtje ndaj qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës”, ka theksuar Kastrati.

Sipas tij, institucionet e Kosovës kanë vepruar jashtëzakonisht mirë duke e arrestuar Popoviqin, pasi ai ka hyrë në territorin e Kosovës duke keqpërdorur lejen për të mbajtur një fjalim.

“Ai më së paku duhej t’u lejohej që të fyejë qytetarët e Kosovës dhe UÇK-në, ndërsa deklaratat e tij kanë nxitë urrejtje dhe kanë fyer ata që kanë merita të mëdha për shtetin tonë”, ka deklaruar ai.

Kastrati shtoi se pret që gjykata ta dënojë Igor Popoviqin me një dënim të merituar për veprimet e tij.

Kastrati: Marrëdhëniet me SHBA-të dhe QUINT-in janë në pikën më të dobët diplomatike

Në vazhdim të intervistës për RTK, ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, u shpreh i shqetësuar për gjendjen aktuale të marrëdhënieve të Kosovës me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Marrëdhëniet tona me SHBA-të kanë një luhatje jashtëzakonisht të madhe në aspektin negativ. Aktualisht nuk kemi ambasador të SHBA-ve në Kosovë, dhe fuqia e ushtruesit të detyrës nuk është e njëjtë me atë të një ambasadori të plotfuqishëm. Kjo ka sjellë ngecje dhe mungesë të një presioni më të madh politik”, ka deklaruar Kastrati.

Ai vlerësoi se përveç Gjermanisë dhe Francës, të cilat, sipas tij, po ushtrojnë një “presion të lehtë”, shtetet e tjera të QUINT-it nuk po bëjnë asnjë përpjekje të dukshme për ta ndihmuar Kosovën në skenën ndërkombëtare.

“Sipas mendimit tim, marrëdhëniet diplomatike të Kosovës nuk kanë qenë kurrë më të dobëta se sot. Politika e jashtme në katër vitet e fundit nuk ka funksionuar siç duhet, dhe për këtë arsye jemi në këtë situatë ku presioni miqësor ndaj Kosovës është më i dobët se në të kaluarën”, ka theksuar ai.

Kastrati përmbylli deklaratën duke nënvizuar rëndësinë e rivendosjes së komunikimit të fuqishëm dhe efektiv me shtetet partnere, veçanërisht me SHBA-të dhe vendet e QUINT-it, për të dalë nga kjo krizë politike dhe diplomatike.

 

You Might Also Like

“Burgun e ruante, kontrabandën e sillte – SHKK pezullon zyrtarin

Veliu: LDK nuk është pronë personale

Vjedhja e argjendarit në Kaçanik, pesë të dyshuarit në paraburgim

MKRS themelon institucion të përbashkët të Operës, Baletit dhe `Shota`

Refuzohet paraburgimi për 10 të pandehur në rastin e falsifikimit të votave

Kosova Times July 21, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Tre orë pasi prindërit varrosën fëmijën e tyre LIVE, një burrë dëgjoi britma nga toka dhe e shpëtoi! Ai është ende në SHOK nga kjo

Kosova Times Kosova Times July 23, 2023
Në konfliktin ne burgun grek vritet shtetasi i Shqipërisë, i plagosur mbetet nje kosovar
Kryeministri Kurti bashkëbisedoi me bizneset nga Sektori i Ushqimit dhe Pijeve për identifikimin e profileve të nevojshme
Zyrtarët e NATO-s zhvillojnë planin për ndihmë të menjëhershme për Ukrainën
Pilafi më i mirë i bërë vetë me pulë: Dreka e shpejtë për të gjithë familjen!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?