Ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra më 24 qershor, kur kishte rënë nga kati i tretë i një objekti në ndërtim në fshatin Zallq të komunës së Istogut.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

Ai tha se i ndjeri kishte rënë nga lartësia më 24 qershor, ndërsa po punonte në një objekt. Menjëherë ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës dhe nga aty në QKUK për një trajtim më të specializuar, ku dhe ka ndërruar jetë rreth një muaj më vonë.

Ndërkohë sot në një rast tjetër, dy punëtorë kanë vdekur pasi kanë rënë nga lartësia e një objekti në ndërtim në Gjakovë.