By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mbahet për herë të parë, konferenca ekonomike shqiptare në Stamboll
January 31, 2026
“Dhuro gjak, shpëto jetë” – Aktivitet humanitar në Kullën e Zahir Pajazitit në Orllan
January 31, 2026
Bashkimi mposht Prishtinën në derbin e fundjavës
January 31, 2026
Abdixhiku: I gatshëm të flas me të gjithë spektrin politik për presidentin
January 31, 2026
Lumir Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: RTK në krizë financiare, Sindikata paralajmëron protesta e greva
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > RTK në krizë financiare, Sindikata paralajmëron protesta e greva
Lajme

RTK në krizë financiare, Sindikata paralajmëron protesta e greva

Kosova Times
Last updated: 2025/07/21 at 4:27 PM
Kosova Times Published July 21, 2025
Share
SHARE

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK) thotë se nga dita e premte e javës së shkuar është angazhuar intensivisht me të gjitha palët përgjegjëse, me qëllim që Radio Televizionit të Kosovës t’i shmangen vështirësitë financiare dhe të garantohet funksionimi normal i punës dhe i shërbimit publik.

 

SPERTK ka kërkuar që sa më shpejt të alokohet pjesa tjetër e buxhetit të miratuar më herët nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, për të siguruar vazhdimësinë e misionit të RTK-së pa pengesa financiare.

“Theksojmë se në muajin nëntor 2024, Sindikata e Punëtorëve të RTK-së, përmes Avokatit të Popullit, ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me zvogëlimin për 2 milionë euro të buxhetit të RTK-së. Deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje zyrtare për këtë rast, ndaj mbetemi në pritje të një vendimi të drejtë dhe në përputhje me ligjin”, thuhet në letrën e Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së.

U kanë bërë thirrje të gjitha partive politike, pa dallim, që të ndërhyjnë menjëherë dhe të gjejnë zgjidhje urgjente për të mos lejuar që RTK të dëmtohet financiarisht dhe të rrezikohet puna e qindra punëtorëve.

“Kujtojmë se edhe në vitin 2021, megjithëse nuk kishte institucione funksionale në të gjitha nivelet, u gjetën metoda ligjore për alokimin e mjeteve dhe shmangien e krizës financiare”, thotë sindikata.

Ata kanë paralajmëruar se nëse deri më datën 5 gusht 2025 nuk alokohet buxheti  do të fillojnë me protesta e greva.

“Sindikata do të iniciojë padi për shkelje të ligjit dhe nga data 6 gusht 2025 do të fillojë me protesta dhe greva të lejuara me ligj, deri në realizimin e kërkesave të drejta të punëtorëve dhe garantimin e stabilitetit financiar të transmetuesit publik”, thuhet në letrën e Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së.

SPERTK thotë se mbetet e përkushtuar që, në bashkëpunim me të gjithë faktorët relevantë, të sigurojë që RTK të ketë financim të qëndrueshëm, pavarësi editoriale dhe kushte të dinjitetshme pune për të gjithë punëtorët e saj.

You Might Also Like

“Dhuro gjak, shpëto jetë” – Aktivitet humanitar në Kullën e Zahir Pajazitit në Orllan

Abdixhiku: I gatshëm të flas me të gjithë spektrin politik për presidentin

Lumir Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së

Rinia Demokratike proteston para Qeverisë për krizën energjetike

Haradinaj: Lavdia e dëshmorëve të UÇK-së do të jetojë përjetë

Kosova Times July 21, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pack alarmon: “Lëvizjet nacionaliste për shkëputje në rritje. Ne nuk duhet të injorojmë ndikimin e Serbisë dhe Rusisë…”

Kosova Times Kosova Times March 20, 2023
ShBA mirëpret vendimin e Gjykatës Speciale ndaj Salih Mustafës
Një tjetër sherr mes nxënësve në Fier, plagoset 17-vjeçari brenda shkollës
Gjykata e Pejës i cakton një muaj paraburgim shtetasit të huaj për drogë
Medvedev kërcënoi se do të nisë një luftë bërthamore në rast të humbjes në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?