By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një superjaht përfshiu flakë pranë Ibizës, shikoni videon
August 13, 2025
Le Monde: Trump shpëton regjimin e Putinit që të mund të mashtrojë Evropën
August 13, 2025
AP: Të paktën tre të vdekur dhe mijëra të zhvendosur nga zjarret në Evropën Jugore
August 13, 2025
Coco Chanel – Gruaja që ndryshoi turizmin në det dhe mënyrën se si kalojmë pushimet
August 13, 2025
Betonohet pllaka e urës së re mbi lumin Ibër
August 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gogiç: Arrestimi i Popoviqit, poshtërim për regjimin e Vuçiqit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Gogiç: Arrestimi i Popoviqit, poshtërim për regjimin e Vuçiqit
Rajon / Botë

Gogiç: Arrestimi i Popoviqit, poshtërim për regjimin e Vuçiqit

Kosova Times
Last updated: 2025/07/22 at 1:44 PM
Kosova Times Published July 22, 2025
Share
SHARE

Arrestimi nga autoritetet e Kosovës i të ashtuquajturit zëvendësdrejtor i Zyrës për Kosovë, Igor Popoviq, dhe caktimi i paraburgimit prej një muaji, paraqet një poshtërim për regjimin e Vuçiqit dhe tregon se sa pak funksionon më Serbia si shtet,” thotë për gazetën Danas politikologu Ognjen Gogiç.

 

Popoviq u arrestua të premten në mbrëmje në Bërnjak, pasi paraprakisht ishte drejtuar të pranishmëve në një përkujtimore për serbët e Rahovecit. Ai i kishte quajtur pjesëtarët e UÇK-së “terroristë”, për çka edhe u ndalua dhe më pas u dërgua në njësinë e paraburgimit në Gjilan, ku iu caktua masa e paraburgimit për 30 ditë.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd, të hënën, ka dërguar kërkesë zyrtare Drejtorisë së Policisë Kriminale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe Agjencisë për Siguri dhe Informim (BIA), për të identifikuar personat që më 18 korrik, duke u paraqitur si pjesëtarë të Policisë së Kosovës, arrestuan dhe dërguan në Prishtinë, Igor Popoviqin.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të dielën, deklaroi se arrestimi i Popoviqit tregon se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka humbur sensin dhe kërkon konflikte, porse Beogradi do të luftojë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, duke paralajmëruar një reagim “të ashpër dhe të fuqishëm”.

Vetë Kurti, një ditë pas deklaratës së Vuçiqit, tha se sundimi i ligjit është themeli i Kosovës dhe se kushdo që e shkel ligjin do të arrestohet. Rasti i Igor Popoviqit nuk është përjashtim, shtoi ai.

Kërkesa e Prokurorisë së Beogradit nuk është naive për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, sepse Serbia mund të lëshojë një urdhër arresti për ta. Fillimisht, një i tillë mund të vlejë vetëm në territorin e Serbisë, por ekziston mundësia që ai të bëhet urdhërarrest ndërkombëtar, vëren politikologu Gogiç për Danas.

“Nëse krijohen kushtet dhe bëhet urdhërarrest ndërkombëtar, kjo e rrit çmimin për Kosovën që të ndërmarrë veprime të tilla në të ardhmen. Atëherë, do të ketë më pak gatishmëri për të vepruar kështu. Nga ana tjetër, nuk e di nëse do të shkohet aq larg, sa që Serbia të tërheqë njohjen e juridiksionit të Kosovës. Me Marrëveshjen e Brukselit, Serbia në mënyrë de facto e ka njohur policinë dhe drejtësinë e Kosovës. Ky rast tregon se Serbia ndoshta nuk i njeh më këto organe, sepse thotë ‘persona që paraqiten si policë të Kosovës’, pra i konsideron si persona privatë që vetëm po hiqen të tillë”, thekson ai.

Gogiç shton se kjo mund të nënkuptojë tërheqje të plotë nga Marrëveshja e Brukselit. Ai thekson se varet sa larg do të shkojë Beogradi me këtë, duke e quajtur këtë një lojë të rrezikshme dhe një hap të rrezikshëm.

“Ose do të mbesë kështu dhe askujt s’i ndodh gjë, ose Beogradi do të fillojë të ndërmarrë masa. Është kjo për opinionin e brendshëm, por mund të ketë pasoja të mëtejshme. Nëse fillojnë të arrestojnë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, prokurorisë apo gjyqësorit, duke thënë se ata thjesht po paraqiten si të tillë, atëherë ekziston edhe rreziku i përshkallëzimit”, paralajmëron Gogiç.

Publiku e kujton deklaratën e Vuçiqit pas vendimit për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës në vitin 2022. Atëherë, një ish-polic i Kosovës, Aleksandar Filipoviq, i kishte thënë se nëse i heqin barrikadat, do t’i ndjekin si lepuj.

Vuçiq u kishte thënë serbëve se kërkesat janë përmbushur dhe se s’ka më nevojë për barrikada. “Nëse fillojnë dhe kapin një apo dy si lepuj, nuk do të ketë më lepuj, sepse lepujt do të bëhen ujq”, kishte thënë atëherë Vuçiq.

You Might Also Like

Një superjaht përfshiu flakë pranë Ibizës, shikoni videon

Le Monde: Trump shpëton regjimin e Putinit që të mund të mashtrojë Evropën

AP: Të paktën tre të vdekur dhe mijëra të zhvendosur nga zjarret në Evropën Jugore

Skena dhune në Serbi: Një polic qëlloi një grua me shuplakë

Zvicra vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Kosova Times July 22, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ndryshimi i kufijve, telashe në gjithë Ballkanin

Kosova Times Kosova Times December 27, 2024
Rritet numri i familjeve afgane që i dërgojnë fëmijët për të punuar
Kurti takohet me kryeministrin armen, flasin për bashkëpunim në fushën e energjisë
Kosova dhe Bullgaria me marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural
Zelensky thotë se mbi 1.300 të burgosur lufte janë kthyer në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?