By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 shkurt 2026
February 2, 2026
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare
February 1, 2026
Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë
February 1, 2026
Vdes gazetarja e njohur e Shqipërisë, Rezarta Reçi
February 1, 2026
Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hoti: RTK-ja nuk duhet të mbetet pa buxhet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hoti: RTK-ja nuk duhet të mbetet pa buxhet
Lajme

Hoti: RTK-ja nuk duhet të mbetet pa buxhet

Kosova Times
Last updated: 2025/07/22 at 1:42 PM
Kosova Times Published July 22, 2025
Share
SHARE

Ish-kryeministri, tash deputet i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se RTK-ja nuk duhet të mbetet pa buxhet, pavarësisht se Kuvendi i Kosovës nuk është funksional.

 

Hoti ka theksar se buxheti për RTK-në është pjesë e Ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2025, kështu që mjetet ekzistojnë në Thesar dhe janë të përcaktuara për këtë qëllim.

Sipas tij, në mungesë të Kuvendit funksional, zgjidhja ligjore për alokimin e përkohshëm të buxhetit mund të bëhet sipas praktikave të mëparshme.

“Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në vitin 2021, si Qeveri në detyrë patëm marrë vendim më 27.01.2021 për alokimin e buxhetit për RTK-në, sipas Ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2021. Ky vendim është publik në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Në atë vendim janë përfshirë edhe pika 3 dhe pika 4, të cilat e obligojnë Thesarin të bëjë përshtatjet e nevojshme sipas vendimit të Komisionit Parlamentar për Buxhet, që merret pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Zyrtarët ligjorë të Qeverisë së atëhershme dhe këshilltarët ligjorë të Kryeministrit e kishin plotësuar këtë vendim edhe me arsyetimin përkatës, në mënyrë që secili që e lexon këtë vendim të kuptojë rrethanat në të cilat është marrë ai. Kështu që, alokimi i përkohshëm është plotësisht i mundshëm, dhe ky nuk duhet të jetë problemi i RTK-së”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Hoti ka thënë se ‘problemi është se, megjithëse këta të VV-së kishin bërë zhurmë e kritika me vite të tëra, as pas pesë vitesh në pushtet nuk arritën t’i japin zgjidhje financimit të RTK-së si medium publik dhe i pavarur’.

“Për më tepër, e zvogëluan buxhetin e RTK-së dhe e mbajtën të pandryshueshëm vit pas viti. Në vitin 2021, buxheti i RTK-së ishte 11.2 milionë euro. Nga viti 2022 e tutje, ai u zvogëlua në 8.9 milionë euro dhe mbeti i pandryshuar. Duke pasur parasysh inflacionin gjatë këtyre viteve, ky buxhet ka rënë dukshëm në vlerë reale”, ka thënë ai.

Supas tij, është jetike për mediumin publik që Kuvendi i ardhshëm të gjejë zgjidhje të përhershme për financimin e RTK-së sipas modeleve evropiane, të bëjë ndryshime esenciale ligjor që garantojnë pavarësinë e RTK-së nga politika dhe përcaktojë standarde të larta dhe transparente sa i përket etikës gazetareske në këtë medium publik dhe të miratojë konceptin e planit strategjik për zhvillim të RTK-së, ku adresohet avancimi i vazhdueshëm profesional dhe teknologjik i këtij mediumi publik të pazëvendësueshëm.

You Might Also Like

Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare

Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë

Vdes gazetarja e njohur e Shqipërisë, Rezarta Reçi

Kapen në flagrancë pesë hajna duke tentuar të vjedhin një argjendari

Të shtëna me armë në Mitrovicë, lëndohet një person e arrestohet i dyshuari

Kosova Times July 22, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Takim lamtumirës mes komandantit të FSK-së e zëvendëskomandantit të KFOR-it

Kosova Times Kosova Times October 13, 2025
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Qeveria nis procedurat për blerjen e objekteve për dy ambasada
Prishtinë, arrestohet i dyshuari për tentim-grabitje me armë
Prishtina merr fitore të madhe në udhëtim te Drenica
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?