15 vite më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë konfirmoi se shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare, duke vulosur kështu të drejtën e Republikës sonë si shtet i pavarur dhe sovran.
Partia Demokratike e Kosovës, vlerëson se vendimi i GJND-së, është një sukses historik, që pasqyron vullnetin dhe përkushtimin për ndërtimin e një të ardhmeje prosperuese për çdo qytetar të Kosovës.
“Ky vendim është dëshmi se përpjekjet dhe lufta e popullit tonë për liri dhe shtet të pavarur, ka qenë, e domosdoshme, e drejtë, çlirimtare – dhe assesi ndryshe!. Përjetësisht krenarë me shtetin tonë!”, thuhet në komunikatën e PDK-së.