Në vijim të procedurave, pritet që gjatë ditës së sotme, SPAK t’i komunikojë akuzat edhe kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej më shumë se pesë muajsh. Veliaj nuk do të paraqitet personalisht për t’u njohur me akuzën, por ka autorizuar me deklaratë zyrtare përfaqësimin nga mbrojtësit e tij ligjorë.

Ende nuk janë bërë publike akuzat konkrete ndaj Ajola Xoxës, por burime nga hetimi bëjnë me dije se ajo dhe bashkëshorti i saj janë hetuar për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash. Hetimet janë përmbyllur, ndërsa SPAK ka caktuar datën 24 shtator si afatin e fundit për dërgimin e çështjes në gjykatë.

Avokati Maks Haxhia dhe klientja e tij janë njohur me materialet e çështjes dhe, në përputhje me legjislacionin penal, do të vendosin në vijim se çfarë qëndrimi do të mbajnë nëse do të dorëzojnë një memo, të japin deklarime apo të qëndrojnë në heshtje. Pala mbrojtëse ka kërkuar që t’i vihen në dispozicion të gjitha materialet hetimore. SPAK ka informuar se ato mund të merren kundrejt pagesës, kërkesë që nuk është pranuar nga avokati Haxhia.RTSH