Ambasada e SHBA-së në Kosovë është shprehur krenare që i është bashkuar Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Dhomës Amerikane të Tregtisë në Kosovë në diskutime të rëndësishme mbi zhvillimin e industrisë mbrojtëse kosovare.

Kjo ambasadë ka theksuar rëndësinë strategjike të zhvillimit të industrisë mbrojtëse në vend, duke shkruar se një industri mbrojtëse elastike dhe moderne i forcon të dy kombet.

“Krenar që i bashkohemi Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Dhomës Amerikane të Tregtisë në Kosovë për diskutime të rëndësishme mbi industrinë mbrojtëse të Kosovës. Ky sektor ka potencialin jo vetëm për të nxitur rritjen ekonomike, por edhe për ta pozicionuar Kosovën si një kontribuues kyç në sigurinë globale – të nxitur nga inovacioni dhe partneritetet e forta me kompanitë amerikane. Një industri mbrojtëse elastike dhe moderne i forcon të dy kombet tona”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.