Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, bastisjet janë kryer gjatë ditës së sotme në dy lokacione të ndryshme në Vushtrri, ku janë arrestuar të dyshuarit M. M., 42 vjeç dhe E. Xh., 44 vjeç, që të dy shtetas të Republikës së Kosovës.

Ata dyshohen për vjedhjen e një shtëpie në rrugën “Skënderbeu” në Vushtrri, ku janë shkaktuar dëme materiale.

Pas procedurave të intervistimit, ndaj të dyshuarve është ndërmarrë masa e ndalimit për 48 orë, me vendim të prokurorit kompetent, ndërsa hetimet rreth rastit vazhdojnë.