By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 dhjetor
December 13, 2025
Blogerja e famshme Maria Magdalena u gjet e vdekur: çfarë i ndodhi modeles
December 12, 2025
Miss Finlanda, e cila është me origjinë nga Kosova, i është hequr titulli për shkak të një fotoje kontroverse
December 12, 2025
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët
December 12, 2025
Ukraina goditi një An-26 rus: U shkatërruan edhe dy sisteme radarësh me vlerë të lartë (VIDEO)
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KDI: Kërkesa e presidentes pak para skadimit të afatit, ngre dilema
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KDI: Kërkesa e presidentes pak para skadimit të afatit, ngre dilema
Lajme

KDI: Kërkesa e presidentes pak para skadimit të afatit, ngre dilema

Kosova Times
Last updated: 2025/07/23 at 5:48 PM
Kosova Times Published July 23, 2025
Share
SHARE

Veprimin e presidentes, Vjosa Osmani që një ditë më parë vendosi t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese e ka vlerësuar Instituti Demokratik i Kosovës, por sipas tyre, kërkesa pak ditë para përfundimit të afatit 30-ditor, ngre disa dilema. KDI e ka quajtur kërkesën për masë të përkohshme, të paarsyeshme.

 

“Megjithatë, kërkesa e Presidentes për interpretim nga Gjykata Kushtetuese, e paraqitur vetëm pak ditë para përfundimit të afatit 30-ditor, ngre disa dilema. Fillimisht, është e paqartë se ku qëndron pretendimi për “konflikt të kompetencave” mes Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë në këtë moment, përderisa afati ende nuk ka përfunduar, dhe Kuvendi ka ende hapësirë për të përmbushur detyrimin e tij për konstituim. Në këtë kuptim, kërkesa duket se paragjykon rezultatin e ditëve të mbetura dhe dobëson pritshmërinë që deputetët ta përmbushin përgjegjësinë e tyre”, thotë KDI-ja.

Sipas tyre, pyetja “çfarë ndodh pas 30 ditësh?” është një çështje që ka mundur  dhe është dashur të sqarohej menjëherë pas shpalljes së aktgjykimit, në mënyrë, siç thonë ata, të sigurohej qartësi mbi pasojat juridike të moskonstituimit të Kuvendit.

“Në anën tjetër, kërkesa për pezullim të afatit kushtetues, në formën e një mase të përkohshme, duket e paarsyeshme, meqë e njëjta iu mundëson “komoditet”, për mosveprim subjekteve parlamentare dhe deputetëve”, thotë ky institut.

KDI konsideron që aktgjykimi i 26 qershorit është i qartë dhe ka përcaktuar afatin 30-ditor si detyrues dhe substancial për subjektet parlamentare.

“Në fakt, mosrespektimi i afatit përbën një dështim për të përmbushur një detyrim themelor kushtetues”, vijon tutje komunikata.

sipas KDI-së, respektimi i dispozitave dhe afateve kushtetuese është një nga shtyllat themelore të rendit demokratik, meqë, thonë se ato synojnë të parandalojnë bllokada institucionale dhe të orientojnë akterët drejt zgjidhjeve.

“Andaj, ftojmë subjektet parlamentare të tregojnë përgjegjësi, të respektojnë Kushtetutën dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme për të përmbushur detyrimet e tyre brenda afateve. Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese mund të qartësojë pasojat e skadimit të afatit, por nuk mund të shërbejë si mekanizëm për të pezulluar përgjegjësinë politike”, thotë KDI-ja.

You Might Also Like

Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët

Syla: Nuk kemi garanci kufitare, pjesëmarrja në protestë mbetet individuale

Përfundon ‘Java kundër Korrupsionit 2025’ me një aktivitet konceptual

Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë e çfarëdo kërcënimi

Policia apelon shoferët për kujdes të shtuar, shkak mjegulla e dendur

Kosova Times July 23, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Anëtarësimi në SEPA pritet t’i sjellë Kosovës mbi 55 milionë euro përfitime

Kosova Times Kosova Times June 17, 2025
Edon Zhegrova kualifikon Lille-n në Ligën e Kampionëve
Sonte Kosova sfidon Slloveninë, ndeshja transmetohet në RTK
ShBA-ja sanksionon rrjetin e financimit të Hezbollahut
Nicole Kidman dhe Keith Urban divorcohen pas 19 vitesh martesë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?