Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e misionit të KFOR-it ka zhvilluar ushtrime me armë të vërteta në Prishtinë si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të gatishmërisë për ta ruajtur aftësinë e lartë operacionale.

 

“Stërvitja e rregullt është thelbësore për të siguruar që trupat e KFOR-it të mbeten të përgatitura për t’iu përgjigjur shpejt dhe efektivisht çdo sfide”, thuhet në njoftimin e tyre në “Facebook”.

Sipas tyre, stërvitjet e tilla ndihmojnë në ruajtjen e gatishmërisë dhe forcimin e koordinimit midis forcave shumëkombëshe, gjë që është çelësi për përmbushjen e mandatit të KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.