By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Presidenti Çeferin mbërrin në Tiranë, pritet nga Duka
September 10, 2025
ATK e AKI me kapitull të ri bashkëpunimi për mbrojtjen e sigurisë ekonomike
September 10, 2025
Turistët e huaj shpenzuan në Shqipëri rreth 2,1 miliardë euro në 6-mujorin e parë 2025
September 10, 2025
Sa herë e ka shtypur NATO butonin e Nenit 4?
September 10, 2025
Polonia rrëzon 4 nga 19 dronë rusë, mungon sistemi për t’iu kundërvënë kërcënimeve të Kremlinit nga dronët
September 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nënkryetarja Sela sqaron pozitën e saj në Autoritetin e Konkurrencës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Nënkryetarja Sela sqaron pozitën e saj në Autoritetin e Konkurrencës
EkonomiLajme

Nënkryetarja Sela sqaron pozitën e saj në Autoritetin e Konkurrencës

Kosova Times
Last updated: 2025/07/23 at 4:00 PM
Kosova Times Published July 23, 2025
Share
SHARE

Nënkryetarja e Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Kosovës, Kaltrina Sela ka reaguar ndaj shkrimit me titull “Kuvendi dhe konflikti i interesit paralizojnë Autoritetin e Konkurrencës”, të gazetares/redaktores së Radio Kosovës, Serbeze Haxhiaj, që është publikuar më 19 korrik në RTKlive.

 

Në këtë shkrim gazetarja ka raportuar për bllokimin prej 9 muajsh të vendimmarrjes së Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës në rastet e shkeljeve të kompanive të ndryshme që presin me vite, për shkak të mungesës së kuorumit dhe konfliktit të interesit në Komisionin Drejtues, si dhe vonesave që po sjell moskonsituimi i Kuvendit.

Në këtë shkrim përmendet edhe emri i nënkryetares së Autoritetit të Konkurrencës, Kaltrina Sela, e cila gjatë realizimit të shkrimit është kontaktuar nga gazetarja, por e njëjta nuk është përgjigjur në kërkesën e RTK-së për koment. Pas publikimit të shkrimit e njëjta ka reaguar duke dhënë sqarimin e saj.

Sela në reagim thotë se informacioni i dhënë në artikull është i pasaktë dhe tendencioz.

“Dy ish-anëtarë të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës kanë dhënë dorëheqje, njëri anëtar më 27 janar 2025 dhe tjetra anëtare më 16 qershor 2025. Pra, nga data 16 qershor 2025 Komisioni i AKRK-së ka mbetur me 3 anëtarë, që është kuorumi i nevojshëm për vendimmarrje. Pavarësisht se edhe në kohën kur Komisioni kishte përbërje prej 4 anëtarësh, znj. Neime Binaku Isufi, që nga marsi i vitit 2025, në kundërshtim me autorizimet e dhëna ligjore (nenet 22, 26, 55 të Ligjit nr. 08/-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës), ka vendosur individualisht, duke përvetësuar kundërligjshëm kompetencat e Komisionit si organ kolegjial. Për veprimet kundërligjore të znj. Neime Binaku Isufi, ne tri anëtare të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës e kemi njoftuar me shkresë zyrtare më datë 4 prill 2025 kryetarin e Kuvendit, z. Glauk Konjufca”, thekson Sela në reagimin e saj.

Sipas saj, referimi në artikull në dy vendime të APK-së është i pasaktë, ngase nuk ekzistojnë dy vendime të tilla.

“Por, është një përgjigje që APK ka dhënë pas kërkesës sime, ku unë kam kërkuar për interpretimin e çështjes nëse mund të jem në konflikt interesi në një rast specifik, të cilën përgjigje e kam respektuar plotësisht. E dyta ka të bëjë me një opinion ligjor të lëshuar nga APK mbi bazën e kërkesës së Kryetares së AKRK-së, znj. Neime Binaku Isufi, i cili është mbështetur në informacione të pavërteta. Sipas këtij opinioni “unë kam pranuar një kërkesë (pliko) për përqendrim në arkivë”, e që në realitet është ndryshe, sepse kjo kërkesë është pranuar në kohën dhe ditën kur unë nuk kam qenë në punë, çka është e vërtetuar me dokumente dhe me konfirmim me shkrim nga Departamenti Juridik dhe Administrata e Autoritetit të Konkurrencës dhe nga udhëheqësi i grupit punues të rastit. Ndërsa vendimi lidhur me trajtimin e kësaj kërkese për përqendrim është trajtuar dhe nënshkruar nga katër anëtarët tjerë të komisionit, e jo nga unë. Çështje tjetër sipas këtij opinioni, se unë kam marrë pjesë në përjashtimin e zyrtarëve nga rastet në procedurë, nuk ka ndodhur në realitet, sepse unë nuk kam nënshkruar vendim për përjashtimin e tyre dhe zyrtarët nuk janë përjashtuar asnjëherë, por kanë vazhduar punën. Për të gjitha këto të pavërteta në opinion, unë kam iniciuar procedura ligjore pranë organeve kompetente”, thuhet në reagim.

Sela thotë se zonja Binaku Isufi në vazhdimësi ka penguar punën e saj si Nënkryetare e Komisionit të AKRK-së, që nga nëntori i vitit 2024, siç thotë duke ia pamundësuar në mënyrë të kundërligjshme ushtrimin e funksionit. Këtë çështje Sela thotë se e ka përcjellë në organet e drejtësisë.

“Arbitrariteti dhe kundërligjshmëria janë metoda të punës së znj. Binaku Isufi, të cilat tashmë dihen nga secili anëtar dhe zyrtar në AKRK dhe përtej. Duke filluar nga keqpërdorimi i buxhetit, keqpërdorime në punësime, vizita në ndërmarrjet që i kemi nën hetim, keqpërdorime të autorizimeve ligjore në lejime të përqendrimeve, shpërndarje të dhënave personale të zyrtarëve, e shumë veprime të tjera kundërligjore. Mbetem me ndërgjegje të pastër dhe plotësisht krenare që në këto rrethana absurde që ka krijuar dhe shkaktuar znj. Binaku Isufi, kam qëndruar besnike ndaj parimeve dhe vlerave njerëzore dhe ligjore”, thuhet në reagim.

You Might Also Like

Turistët e huaj shpenzuan në Shqipëri rreth 2,1 miliardë euro në 6-mujorin e parë 2025

Nga Caserta në Nju Jork, piceritë më të mira në botë, sipas udhëzuesit 50 Pizza më të mira

Megaprojekt turistik prej 18.5 miliardë dollarësh

Marrëveshje 1 milionëshe për energji të pastër

Dogana sekuestron 20 mijë euro të padeklaruara në Jarinjë

Kosova Times July 23, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

A do të ndryshojë qasja e Japonisë në rajon nën drejtimin e udhëheqësit të ri?

Kosova Times Kosova Times August 24, 2024
Sërish vikendi me temperatura të larta
Baerbock: Gjermania nuk do ta pengojë Poloninë që t’i japë Ukrainës tanke
Guvernatori ia sqaron shefit të Zyrës së BE-së Rregulloren e re të BQK-së
Të paktën tre të vdekur nga moti i lig në Slloveni
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?